Tre fëmijë humbën jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Ajo se çka dihet deri më tani është se viktimat ishin brenda këtij objekti, në momentin kur u shemb pllaka e cila i zuri poshtë.
Sipas burimeve të Klankosova.tv, objekti në fjalë ishte i vjetër.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Prokurorinë e Gjakovës, për të mësuar detaje të reja në lidhje me rastin.
Por, edhe pas insistimit të mediumit, organi i akuzës nuk dha detaje të tjera përveçse atyre që tashmë dihen për publikun.
“Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast dhe në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë detaje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për Klankosova.tv