Qytetarët kanë filluar të mblidhen para objektit të KEDS në Prishtinë, për të kundërshtuar njëzëri mundësinë edhe të një tjetër rritje të çmimit të energjisë.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kërkesën e KESCO-s që të bëhet edhe një rritje e çmimit të energjisë prej 21.3 për qind, e kanë cilësuar proces të padrejtë dhe të dëmshëm për qytetarët e Kosovës.
Filluan te KEDS, por protestuesit do të marshojnë drejt objektit të Qeverisë, për t’i shpalosur po të njëjta kërkesa, pra atë për kundërshtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.














