Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Enis Ujkani i kërkon me përmbarues mbi 700 mijë € nga RTK – ministrja paralajmëron ndërhyrje në drejtësi?

17/03/2026 - 13:24
në Lajme
A A
Enis Ujkani i kërkon me përmbarues mbi 700 mijë € nga RTK – ministrja paralajmëron ndërhyrje në drejtësi?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Donika Gërvalla shfrytëzoi një intervistë te gazetari i preferuar i pushtetit, Blerim Haxhiaj, për t’i çuar mesazh edhe punonjësve të vet në Ministrinë e Drejtësisë.

“Do të kthehemi në brazdat e vjetra; pra, aty ku nën drejtimin e ish-ministres Haxhiu, gjërat kanë pasur rregull dhe ka pasur ligj”, tha ajo të hënën në një intervistë në RTK Prime, pasi u ankua se në disa departamente “minjtë nisën dasëm pasi iku macja”, duke iu referuar largimit të Haxhiut nga pozita disa muaj më parë.

Nga qëndrimet dhe paralajmërimet që i dha në intervistën me Haxhijajn, Gërvalla dëshmoi se tashmë është kthyer në “brazdat e vjetra”.

Ngjashëm sikurse ish-ministrja Haxhiu, e cila kishte suspenduar paligjshëm një përmbarues privat dhe ia kishte hequr – po ashtu pa igjshëm – licencën një tjetri, edhe Gërvalla paralajmëroi ndërhyrje në drejtësi në një rast ku tashmë ka vendim gjyqësor të formës së prerë.

Ajo e paragjykoi lëndën e përmbarimit të një borxhi prej mbi 700 mijë eurove që RTK-ja i detyrohet kompanisë “Grand Media” të moderatorit Enis Ujkani. Tha se përmbaruesi privat në këtë rast “nuk është i ri për komisionin disiplinor”.

“Prandaj nuk ka qenë edhe befasi”, tha ajo duke iu referuar procedurës së përmbarimit të borxhit të RTK-së nga “Grand Media”.

Gërvalla u pyet nga gazetari Haxhijaj për procesin e përmbarimit të borxhit të RTK-së në vlerë prej mbi 700 mijë eurove.

“Kemi një rast kur Gjykata e Apelit shumëfishon dënimin që duhet të paguajë kompania për produkte që nuk kanë qenë fare pjesë e një kontrate, dhe ndërkohë tani përmbaruesi do t’ia marrë paratë kompanisë tonë, RTK-së dhe nuk është një shumë e vogël. Bëhet fjalë për emisionin ‘Kush do të bëhet milioner’”, ia shpjegoi rastin Haxhijaj, Gërvallës.

“Përmbaruesi është i njëjti sikurse te rasti i Telekomit të Kosovës”, vazhdoi gazetari i afërt me pushtetin.

Gërvalla vërehej se ishte në dijeni për rastin. Tha se ka pranuar ankesë për këtë Radio Televizioni i Kosovës.

“Ju keni të drejtë për rastin konkret. Është e vërtetë që na ka ardhur një ankesë nga RTK-ja. Nga Zyra e juaj ligjore”, tha ajo.

“Po shfrytëzoj rastin ta bëjë me dije edhe publikisht që nuk ka mundësi përmbaruesi, qoftë me mbulesë ose pa mbulesë të gjyqtarit, të sillet në forma të paligjshme. Edhe përmbaruesi duhet t’u nënshtrohet të njëjtave ligje sikurse ne dy këtu”, kërcënoi ministrja e re e Drejtësisë.

Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Komerciale e Kosovës-Dhoma e Shkallës së Dytë e ka detyruar Radio Televizionin e Kosovës (RTK) t`ia paguajë N.SH. “Grand Media” shumën prej 782,701.54 euro për shkak të shkëputjes së njëanshme të kontratës mbi emitimin televiziv të emisionit “Kush do të bëhet milioner?”.

JU REKOMANDOJMË

Shpërblehet “sakrifica” e Lulzim Hetemit, Kurti e emëron zëvendësministër

Shpërblehet “sakrifica” e Lulzim Hetemit, Kurti e emëron zëvendësministër
17/03/2026 - 14:22

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Lulzim Hetemi në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Kryeministri Kurti e uroi Hetemi për detyrën...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Kosovës i hiqen të gjitha masat financiare

BE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova nuk përfiton pasi s’ka përmbushur kushtet ligjore
17/03/2026 - 14:06

Gjatë një seance në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian mbi raportin për Kosovën, Përfaqësuesi i Komisionit Evropian për Zgjerimin, Jiri Plecity, njoftoi se të gjitha...

Më shumëDetails

LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë
17/03/2026 - 13:55

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se në kuadër të procesit të riorganizmit të brendshëm dhe në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë, është...

Më shumëDetails

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Hajdarit dhe tjerëve në rastin e “Rezervave shtetërore”

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Hajdarit dhe tjerëve në rastin e “Rezervave shtetërore”
17/03/2026 - 13:19

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat e mbrojtjes për kundërshtimin e provave dhe hudhje të aktakuzës, duke konfirmuar kështu aktakuzën në rastin e “Rezervave shtetërore” ku po...

Më shumëDetails

A ka filluar shqyrtimi i dekretit të presidentes Osmani, flasin nga Kushtetuesja

Kushtetuesja s’i shkruan kryeparlamentarit – Gaxherri: Nuk e njeh konstituimin e Kuvendit
17/03/2026 - 13:00

Gjykata Kushtetuese, në fillim të kësaj jave, ka filluar ta shqyrtojë kërkesën e kryeministrit Kurti dhe të grupit parlamentar të LVV-së lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani...

Më shumëDetails

Avdyli i kundërpërgjigjet Gërvalles: Me Vjosa Osmanin themeluam Guxo, ti s’pate guxim ..

Avdyli i kundërpërgjigjet Gërvalles: Me Vjosa Osmanin themeluam Guxo, ti s’pate guxim ..
17/03/2026 - 12:33

Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratës së Donika Gërvallës e cila në cilësinë e baskëkryetares së partisë “Guxo”, foli edhe dorëheqjen e këtij të fundit nga të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë