Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë

06/09/2024 - 10:30
në Kryesore, Lajme
A A
Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka dorëzuar kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj Dekanit të Juridikut, Avni Pukës.

Hasani e ka ngritur kallëzimin penal ndaj Pukës për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe buxhetit lidhur me pagesat e pagave që ia kishte bërë Hasanit, që ndodhej për shërim jashtë vendit.

“Si person përgjegjës, përkatësisht Dekan i FJ të Universitetit “Hasan Prishtina” (UP), ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim që t’i shkaktoj dëm buxhetit të Kosovës, ngase ka nënshkruar raportet mujore për pagesa edhe për tani kallëzuesin, i cili ndodhej në shërim jashtë vendi, nga shtatori 2023 deri në shkurt (dhe më tutje pas terapisë imunizare deri në gusht 2024), duke i urdhëruar shërbimit të financave (me nënshkrimin e raporteve), që për gjithë këtë periudhë kohore që ka munguar tani kallëzuesi d.m.th për vitin akademik 2023/2024, të paguhet me pagë të plotë dhe më këtë, ka dëmtuar buxhetin e Kosovës pnë shumë prej 15.171.29 euro. Me çka kishte kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, të parashikuar nga neni 414 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në kallëzimin, që ka ardhur në adresë të Gazetës Express.

Kallëzimi vjen disa ditë pasi Puka e dërgoi Hasanin në Këshill të Etikës pikërisht për këtë çështje, duke e akuzuar se nuk ka mbajtur asnjë ligjëratë gjatë vitit akademik 2023/2024 dhe se e ka vënë në lajthim Fakultetin Juridik, duke u kompensuar për normë e mbinormë pa mbajtur mësim në shumë mbi 15 mijë euro. Por, Hasani thotë se Puka vetë ka nënshkruar për orët e mbajtura nga profesorët.

Në arsyetim, Hasani ka thënë se gjatë vitit akademik 2023/2024 ai ka qenë në Helsinki për shërim, pasi ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë, për çka thotë ta ketë njoftuar Rektorin e UP’së, Qerim Qerimi. Edhe për Pukën thotë se e ka ditur se ndodhej për shërim jashtë vendit.

Lidhur me pagesat, Hasani ka thënë se ato janë bërë me urdhër të Pukës.

“Asnjë pagesë në FJ, kur kemi të bëjmë stafin akademik nuk mund të ekzekutohet në financa pa nënshkrimin e Dekanit. Dekani i nënshkruan dhe lejon pagesën, vetëm mbi bazën e raporteve që ia sjellin të nënshkruara personalisht profesorët, e jo dikush tjetër”, thuhet në arsyetim.

“Arsyetimi i të dyshuarit, “se nuk e paska ditë që unë mungoj”, është broçkull, me qëllim që ky të shpëtoj nga përgjegjësia penale, ose për të më shkaktuar dëm mua përmes shantazhit të vazhdueshëm ndaj meje që unë të mbyllë gojën në publik dhe most ë denoncoj në vazhdimësi faktin që ai nuk ka diplomë valide të doktoratës, të fituar gjoja në një universitet në Itali…”.

Sipas Hasanit, në çdo raport kolegët kanë shënuar “për Enver Hasanin”, për të treguar mungesën e tij.

“Nga arsyet e parashtruara më sipër, konsideroj se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që ndaj të dyshuarit të fillohen hetimet, për faktin se duke e ditur që unë ndodhem në shërim, i ka urdhëruar shërbimit të financave për çdo muaj që të paguhen pagat në xhirollogarinë time edhe pse unë s’i kam mbajtur orët se kam qenë në shërim”, thuhet në kallëzim.

Ndryshe, para dy javësh, Puka e ka dërguar në Këshill të Etikës dhe e akuzuar Hasanin se nuk ka mbajtur asnjë ligjëratë gjatë vitit akademik 2023/2024 dhe se e ka vënë në lajthim Fakultetin Juridik, duke u kompensuar për normë e mbinormë pa mbajtur mësim.

“Me datën 16.05.2024 nga zyrtari për mësim është konfirmuar se z.Hasani nuk ka mbajtur mësim gjatë gjithë vitit akademik, ndërsa nga Prodekani për mësim është konfirmuar se raportet e orëve për mbajtjen e ligjëratave në emër të z.Hasani janë dorëzuar çdo muaj në adresën elektronike më[email protected] (sikurse i gjithë personeli tjetër akademik i fakultetit) dhe mbi këtë bazë janë përgatitur raportet për pagesën e orëve në kuadër të normës e mbinormës dhe janë proeceduar me rregull nga ana e Zyrës së Dekanit. Në këtë mënyrë , z.Hasani ka vënë në lajthim dhe ka mashtruar gjatë gjithë kohës Zyrën e Dekanit të Fakultetit Juridik, duke mos e njoftuar asnjëherë për mungesën dhe mos mbajtjen e ligjëratave”, thuhet në dokument.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja diskuton rreth mundësië që ajo ta dërgojë draft-statutin në Gjykatë- “S’mund ta bëjë pa një akt të Qeverisë”
Kryesore

Heshtja shurdhuese e pushtetit për dëshminë e Rubinit në Hagë: Presidenca e Qeveria nuk flasin as pas dy ditësh

16/09/2025 - 17:44
Përfundon seanca për sot, Rubin kthehet edhe të mërkurën për të vazhduar dëshminë në Speciale
Kryesore

Përfundon seanca për sot, Rubin kthehet edhe të mërkurën për të vazhduar dëshminë në Speciale

16/09/2025 - 17:39
Gazetari Mehmetaj: 4 policë të Njësisë Speciale janë suspenduar nga dezertori Sveçla vetëm pse në një grup të mbyllur shoqëror bën shaka me Dimal Bashën
Kryesore

Gazetari Mehmetaj: 4 policë të Njësisë Speciale janë suspenduar nga dezertori Sveçla vetëm pse në një grup të mbyllur shoqëror bën shaka me Dimal Bashën

16/09/2025 - 17:28
Kryediplomatja finlandeze pyetet pse nuk i takoi Kurtin e Gërvallën, në përgjigje përmend bllokadën politike në institucione
Kryesore

Kryediplomatja finlandeze pyetet pse nuk i takoi Kurtin e Gërvallën, në përgjigje përmend bllokadën politike në institucione

16/09/2025 - 17:15
Rubin: E bindëm Europën për Rambujenë, Serbisë i thamë ‘nëse s’pranoni, do t’ju sulmojmë’, shqiptarët i paralajmëruam se s’do t’i mbështesnim
Kryesore

Pse Demaçi kundër e Thaçi “pro” Rambujes, Rubin: “Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim”

16/09/2025 - 17:07
Rubin: E bindëm Europën për Rambujenë, Serbisë i thamë ‘nëse s’pranoni, do t’ju sulmojmë’, shqiptarët i paralajmëruam se s’do t’i mbështesnim
Kryesore

“Tingëllon absurde zoti gjykatës”: Rubin e mohon të ketë parë ndonjëherë “Shtab të Përgjithshëm” të UÇK-së

16/09/2025 - 16:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandal me akuza për spiunazh – Kapiteni i Policisë, Agim Vitia, rezulton i pafajshëm, pritet kthimi i tij në punë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë