Ish-kreu i Kushtetueses, profesori Enver Hasani, ka dhënë dorëheqje nga pozita e bartësit të programit master “Studime të Avancuara Evropiane” në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Hasani ka thënë se kjo dorëheqje vjen si pasojë e zhvillimeve brenda Universitetit dhe për shkak të gjendjes shëndetësore.
“Për këto arsye, e nderuar profesoreshë Donika, ju lutem që këtë dorëheqje ta përcillni tek autoritetet përkatëse, përfshirë edhe ato që mbikëqyrin cilësinë e punës sonë”, ka shkruar Hasani në letrën e tij të dorëheqjes.