Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Enver Hasani: Nëse Kushtetuesja jep urdhër për zgjedhje të reja, do ta kompromentohej rëndë rendi kushtetues

26/07/2025 - 16:06
në Lajme
A A
Enver Hasani: Nëse Kushtetuesja jep urdhër për zgjedhje të reja, do ta kompromentohej rëndë rendi kushtetues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkuarja në zgjedhje të reja me urdhër të Gjykatës Kushtetuese si pasojë e ngërçit në Kuvend do ta komprometonte rëndë këtë institucion, thotë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Ai, në një intervistë me shkrim për KosovaPress, thotë se pa konstituim të Kuvendit nuk mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ani pse tejkalohet afati tridhjetë ditorë i Gjykatës Kushtetuese, ku ka obliguar deputetët që deri më 26 korrik të konstituojnë legjislaturën e nëntë.

Në ditën e fundit të këtij afati, deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan sot të zgjedhin trupat e legjislativit edhe në përpjekjen e 53-të, derisa pritet të mblidhen edhe një herë të shtunën në orën 22:00.

Gjykata Kushtetuese më 24 korrik ka nxjerrë masë të përkohshme për seancën konstituive, ku ua ndalon deputetëve të marrin vendime nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Përkitazi me këtë, Hasani thotë se Kushtetuesja, në aktgjykimin final pas tejkalimit të masës së përkohshme më 8 gusht, do të konstatojë se deri në ndërrimin e rendit të ditës nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, gjithçka ka qenë në përputhje me Kushtetutën, mirëpo prej 1 majit, kur është propozuar votimi i fshehtë për kryeparlamentarin, ka nisur gjendja jo-kushtetuese, që tani duhet të adresohet nga Kushtetuesja.

“Shkuarja në zgjedhje me urdhër të Gjykatës Kushtetuese do ta komprometonte rëndë këtë institucion aq thelbësor për Kosovën dhe për rrugën e saj euroatlantike. Kjo për dy arsye të pakontestueshme. Së pari, pa konstituim të Kuvendit nuk mund të shkohet në zgjedhje, sepse një Kuvend që nuk është konstituaur thjesht nuk ekziston në rendin kushtetues. Kjo është çështje elementare e logjikës juridike dhe e teorisë së shtetit. Një veprim i tillë do të ishte një anomali e paimagjinueshme në ndonjë sistem serioz kushtetues: do të futeshim realisht në Librin e Ginisit për absurditete juridiko-kushtetuese. Më tej, një precedent i tillë do të hapte rrugën që pas çdo cikli zgjedhor, subjektet humbëse të instrumentalizonin kryesuesin e përkohshëm për të bllokuar qëllimisht konstituimin e Kuvendit, duke e shndërruar rendin parlamentar në një krizë ciklike dhe duke instaluar anarki institucionale të qëndrueshme. Në zgjedhjet tjera, beteja do të ishte për gjetjen e një kandidati sa më të moshuar për deputet”, thekson ai.

Sipas tij, Gjykata duhet të sqarojë vetëm edhe një çështje – sa herë mund të propozohet i njëjti kandidat brenda afatit tridhjetëditor, duke llogaritur nga dita kur ka nisur jo-kushtetutshmëria për shkak të veprimit të Avni Deharit.

Hasani thotë se edhe nëse do të pranohej, për hir të diskutimit teorik, se Kuvendi është formalisht i konstituuar, Gjykata Kushtetuese nuk do të mund dhe nuk do të duhej të jepte një urdhër për shpërndarje të Kuvendit apo për organizim zgjedhjesh.

Ai thekson se dekretimi për shkuarje në zgjedhje, në rast krize, mund të ndodhë vetëm si sanksion kushtetues, përmes procesit të decertifikimit të të zgjedhurve të parë të popullit.

Duke komentuar aktgjykimin e mundshëm të Kushtetueses, pas tejkalimit të masës së përkohshme më 8 gusht, Hasani thotë se Gjykata Kushtetuese ka për të konstatuar që deri në ndërrimin e rendit të ditës nga kryesuesi Avni Dehari, gjithçka ka qenë në përputhje me Kushtetutën, mirëpo sipas tij pas asaj dite ka nisur një gjendje jo-kushtetuese, e cila tani duhet të adresohet nga vetë Gjykata.

“Nuk ka rrugë tjetër që Gjykata mund ta justifikojë këtë situatë. Nëse vepron ndryshe, komprometohet”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Musliu për Haxhiun: Refuzohet sepse është përçarëse, është akuzuese dhe një grua pa mendim politik
Lajme

Musliu për Haxhiun: Refuzohet sepse është përçarëse, është akuzuese dhe një grua pa mendim politik

26/07/2025 - 23:55
Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
Lajme

Abdixhiku kritikon rëndë disa nga figurat e VV-së: Dejona Mihalin, Albin Kurtin, Hekuran Muranit, Nezir Krakin…

26/07/2025 - 23:17
“Ju jeni frikacakë”, Bajrami foli pasi Dehari ia ndali mikrofonin, u përplas me deputetët e VV-së
Lajme

“Ju jeni frikacakë”, Bajrami foli pasi Dehari ia ndali mikrofonin, u përplas me deputetët e VV-së

26/07/2025 - 23:15
Krasniqi i bën thirrje ‘‘bashkësisë ndërkombëtare’’ për rastin e ish-policit Spahiu, kritikon qeverinë për mosreagim
Lajme

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij, më e madhe se Kosova dhe demokracia

26/07/2025 - 23:13
Dështon tentativa e fundit për konstituimi të Kuvendit
Kryesore

Dështon konstituimi i Kuvendit: Opozita qesh me të madhe me ‘gafën’ e Deharit

26/07/2025 - 22:53
Dështon edhe farsa e fundit në Kuvend, Kurti s’i ka 61 vota, nga nesër në fuqi ndalesa e Gjykatës për deputetët
Kryesore

Dështon edhe farsa e fundit në Kuvend, Kurti s’i ka 61 vota, nga nesër në fuqi ndalesa e Gjykatës për deputetët

26/07/2025 - 22:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas dasmës, Teuta Rugova merr një vendim drastik

    Pas dasmës, Teuta Rugova merr një vendim drastik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • VIDEO/Dy mërgimtarë terr0rizojnë familjen në mes të rrugës – fillimisht e rrezikojnë me veturë, më pas dalin dhe e kërcënojnë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Befason Daut Haradinaj, del me thirrje publike për Krasniqin e Abdixhikun

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Përplasja mes familjarëve përfundon me zjarrvënie në Pejë – dëmi rreth 50 mijë euro

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • ‘Sot vuloset se s’ka Qeveri Kurti 3’

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë