Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Enver Hasani: Nëse presidenti zgjedhet pas 5 marsit është shkelje e Kushtetutës, VV-ja po synon që Haxhiun ta bëjë U.D

02/03/2026 - 13:55
në Kryesore, Lajme
A A
Letra e aleatëve se nuk do takojnë Kurtin në zyre, Hasani: Kjo tregon që nuk je kryeministër, por je uzurpator
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se nëse presidenti zgjedhet pas datës 5 mars, kjo do të ishte shkelje flagrante e Kushtetutës.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Hasani ka deklaruar se është e vërtetë që nuk shkohet në zgjedhje me automatizëm nëse shkelet afati 30-ditor për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, ai ka theksuar se çdo zgjedhje e presidentit pas datës 5 mars, është shkelje e Kushtetutës.

“Një zgjedhje e tillë sigurisht që është kundërkushtetuese, sepse bie ndesh drejtpërdrejt me dispozitën e qartë kushtetuese që urdhëron zgjedhjen e presidentit 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentit aktual. Megjithatë, nëse një vendim i tillë nuk sfidohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë presidenti i ri, i zgjedhur pas datës 5 mars, e merr detyrën ditën e nesërme kur i skadon mandati zonjës Vjosa Osmani”, ka thënë Hasani për gazetën Nacionale.

Hasani më tutje ka theksuar se vendi shkon në zgjedhje me automatizëm kur asnjëri kandidat nuk merr 62 vota, me kusht që në votim të kenë marrë pjesë 80 deputetë.

Idenë e VV-së që procesi të pezullohet e të kërkohet masa e përkohshme në Gjykatën Kushtetuese, Hasani e quan si abuzim. Sipas tji, qëllimi është që Haxhiu të bëhet Ushtrues Detyre e Presidentes.

“Është shenjë e qartë për synimin për abuzim dhe shkelje të rendit kushtetues, siç ka bërë LVV gjatë tërë vitit të kaluar dhe në pjesën dërrmuese të aktivitetit të saj politik. Afati ende nuk është shkelur. Duhet të zgjidhet presidenti! Nuk ka nevojë për shkelje të Kushtetutës së Kosovës përmes riinterpretimeve destruktive, të cilat gjithmonë janë të mundura”, tha Hasani.

INTERVISTA:

NACIONALE: Profesor Hasani, patëm një pretendim nga ish-zv/ministri Blerim Sallahu, i cili tha se vendi nuk shkon në zgjedhje automatikisht nëse nuk zgjidhet presidenti si pasojë e mosqëndrimit të deputetëve në seancë. A mund ta elaboroni këtë situatë?

HASANI: Është e vërtetë kjo që paska thënë zoti Sallahu. Sipas Kushtetutës, nuk shkohet në zgjedhje nëse për çfarëdo arsye Kuvendi futet në zonën gri të tridhjetë ditëve para skadimit të mandatit të Presidentes aktuale, Vjosa Osmani. I vetmi rast kur në këtë fazë do të mund të shkohej në zgjedhje është sikur të ekzistonte një konsensus absolut për një gjë të tillë, por ajo do të duhej të bëhej me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës me dy të tretat e votave. Pra, sërish jo me automatizëm si pasojë e shkeljes së afatit tridhjetëditor para skadimit të mandatit të presidentit aktual.

NACIONALE: Në cilat raste vendi shkon në zgjedhje, ndërlidhur me situatën e presidentit të shtetit?

HASANI: Në çdo situatë kur asnjëri prej dy ose më shumë kandidatëve nuk fiton shumicën absolute prej 62 votash, me kusht që në dy raundet e para në votim të kenë marrë pjesë 80 deputetë.

NACIONALE: Si e komentoni idenë e Sallahut që procesi duhet të pezullohet nëse deputetët nuk qëndrojnë në sallë dhe të kërkohet sqarim apo interpretim nga Gjykata Kushtetuese?

HASANI: Është shenjë e qartë për synimin për abuzim dhe shkelje të rendit kushtetues, siç ka bërë LVV gjatë tërë vitit të kaluar dhe në pjesën dërrmuese të aktivitetit të saj politik. Afati ende nuk është shkelur. Duhet të zgjidhet presidenti! Nuk ka nevojë për shkelje të Kushtetutës së Kosovës përmes riinterpretimeve destruktive, të cilat gjithmonë janë të mundura. Në praktikën kushtetuese të vendeve të Evropës ekziston doktrina madhore e lojalitetit ndaj Kushtetutës, e cila duhet të zbatohet nga të gjithë. Për fat të keq, LVV ka një histori të errët në këtë drejtim.

NACIONALE: Nëse presidenti zgjidhet pas datës 5 mars, a është zgjedhja kundërkushtetuese kjo vendimmarrje me automatizëm?

HASANI: Një zgjedhje e tillë sigurisht që është kundërkushtetuese, sepse bie ndesh drejtpërdrejt me dispozitën e qartë kushtetuese që urdhëron zgjedhjen e presidentit 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentit aktual. Megjithatë, nëse një vendim i tillë nuk sfidohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë presidenti i ri, i zgjedhur pas datës 5 mars, e merr detyrën ditën e nesërme kur i skadon mandati zonjës Vjosa Osmani.

NACIONALE: A i bie që deputetët që nuk qëndrojnë në sallë kur votohet për president, e shkelin Kushtetutën?

HASANI: Shkelje dhe abuzim me Kushtetutën është kur partia që ka mundësi të propozojë dy ose më shumë kandidatë, vetëm ose në koalicion me të tjerët, nuk e bën një gjë të tillë. Pa ndodhur kjo rrethanë, nuk mund të dihet nëse deputetët marrin pjesë në votim ose jo. Kuvendi, siç dihet, ka kuorum kur janë të pranishëm 61 deputetë.

NACIONALE: Si e vlerësoni, a po synohet një tjetër krizë politike, duke e kthyer Gjykatën Kushtetuese në adresë për interpretime të tjera?

HASANI: Pa asnjë dyshim që qëllimi është tejkalimi i afatit tridhjetëditor dhe marrja e pozitës së shefit të shtetit përmes Ushtruesit të Detyrës, që sipas Kushtetutës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Pacolli i takon zonjës Albulena Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Kurti para takimit me Abdixhikun: Po vazhdojmë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e presidentit

Kurti para takimit me Abdixhikun: Po vazhdojmë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e presidentit
02/03/2026 - 14:33

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. “Po i vazhdojmë përpjekje për të përmbyllur me...

Më shumëDetails

Rashiq: Askush s’dëshiron zgjedhje të reja

Rashiq: Vuçiq të japë dorëheqje nëse s’ka qenë në dijeni për sulmin në Banjskë
02/03/2026 - 14:16

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, theksoi se kompromiset janë të pashmangshme dhe se askush nuk dëshiron zgjedhje të reja. Ai pret më shumë kandidatë dhe numër...

Më shumëDetails

Bën xhiron e botës – vajzat iraniane kërcejnë pas lajmit për vdekjen e Khameneit

Bën xhiron e botës – vajzat iraniane kërcejnë pas lajmit për vdekjen e Khameneit
02/03/2026 - 13:38

Një video është bërë virale në mbarë botën në rrjetet sociale, ku duken tre vajza të reja iraniane duke kërcyer pasi marrin vesh lajmin se lideri suprem, Ali...

Më shumëDetails

Nëse propozohet, a është e gatshme për të parën e shtetit? Përgjigjet Albulena Haxhiu

Ministrja Haxhiu publikon listën e pasurive të konfiskuara të Milan Radojçiqit
02/03/2026 - 13:30

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është pyetur nga gazetarët për çështjen e presidentit, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë. Ajo u pyet se nëse do të propozohej ajo për të...

Më shumëDetails

Shikoni momentin e sulmit në aeroportin e Dubait, në një sekondë u bë kaos i plotë

Shikoni momentin e sulmit në aeroportin e Dubait, në një sekondë u bë kaos i plotë
02/03/2026 - 13:20

Kamerat e mbikëqyrjes në Aeroportin e Dubait kanë filmuar momentin kur aeroporti u godit gjatë një sulmi iranian të shtunën në mbrëmje. Ndërsa pasagjerët po prisnin në radhë...

Më shumëDetails

Haxhiu: Seanca për zgjedhjen e presidentit, nuk mund të thirret pa kandidatë me 30 nënshkrime

Pas vrasjes në Pejë, Haxhiu thërret në takim Sveçlen, Kryeprokurorin e Drejtorin e Policisë
02/03/2026 - 12:54

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka thënë se nuk mund ta thërrasin seancën për zgjedhjen e presidentit/es, pa pasur kandidatë të cilët i kanë 30 nënshkrime. “Më lejoni...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin

    Cakolli saktëson afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nuk është 4 marsi

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Kajtazi ‘zbulon’ prapaskenat: Këto janë arsyet se pse Kurti nuk po pranon të jetë kryeministër

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Arrestohen dy shtetas serb, e rrahën deri sa e bënë për spital një kosovar në veri

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Paga e 13 për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në fund të muajit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Khamenei u përcoll për muaj me radhë nga CIA, CNN jep detaje shokuese nga inteligjenca amerikane

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë