Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Enver Hasani: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese ngushtuan hapësirën e manovrimit politik

01/04/2026 - 12:34
në Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, njëherësh profesori Enver Hasani në një podcast nga “Betimi për Drejtësi”, tha se vendimet e Kushtetueses kanë ngushtuar hapërisën e manovrimit politik.

“Besoj (vendimet e Kushtetueses) herë e kanë ngushtu hapësirën e veprimit të politikës, çdo herë, çdo aktgjykim, prej rastit të Sejdiut, rasti Pacolli, rasti i Kryeprokurorit të Shtetit, rasti i Kryetarit të Kuvendit rasti VLAN 1 dhe 2 që i themi ne më 2014, të gjitha rastet, rasti Hoti, të gjitha rastet ka ngushtu hapësirën për manovrim politik dhe sic e thash i ka juridifiku proceset, ju ka vu koperturë kushtetuese proceseve të pastra kushtetuese”, tha ai.

Sipas Hasanit, ka pasur raste të vendimeve të Kushtetueses, që kanë qenë lëshim absurd profesional, duke pasur parasysh kontekstin politik.

“Një kohë ju e dini që të gjithë ne kemi thënë që mirë është, njerëzit me precedente penale, aktakuza, mos me hy në procese politike, kjo nuk është respektu”, u shpreh Hasani.

Rasti i ish-deputetit Etem Arifi, ai tha se profesionalisht ka qenë dhe është problematik. Tha se atëherë ka ndodhur një absurd.

“Çdo kush që është dënu në tre vitet e fundit për çfarëdo dënimi, s’kish kuptim me ndodh dënime që s’kanë lidhje me atë- për shembull me trafik në komunikacion, pra ndonjë rast që është totalisht jashtë vullnetit të njeriut. Dhe çfarë ndodhi? E ndërruan ligjin me sa e di, dhe si e ndërron ligjin e ke ndërru vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Absurdi është ky”, tha ai.

Ai tha se garancionet kushtetuese në kapitullin 2 dhe 3 nuk duhet të preken dhe duhet pasur shumë kujdes.

Hasani tha se nëse rasti i Etem Arifit shkon në Straburg, beson që e fiton rastin dhe merr dëmshpërblim.

“Një e metë, një gabim që ka qenë që gjykata duhet me pas kujdes kur e ndërron standardin- precedentin që i themi ne. Gjykata Kushtetuese ka të drejtë ta ndërrojë precedentin, por ndërrimi i precedentit mund të bëhet vetëm mbi bazën e arsyeve të forta”, tha ai.

Kjo sipas Hasanit bëhet vetëm kur ka arsye të fortë, derisa thekson se ndërrimi i precedentit nga Kushtetuesja në disa raste, nuk kanë qenë të arsyeshme, pasi nuk ka pasur brum të mjaftueshëm.

Hasani thotë se ndërrimi i standardit për të dhënë gjykime interpretuese, ka qenë pozitive, por arsyet mbi të cilat është ndërru kanë qenë naive.

Standardi, ai tha se u ndërruar edhe në çështjen e zgjedhjes së kryetarëve të Apelit, Kryeprokurorit të Shtetit, etj.

Ndërrimi i praktikës në këtë rast, ai thotë se është gabim, sepse cenon të drejtat dhe krijon pasiguri juridike.

JU REKOMANDOJMË

IPK’ja arreston një polic, ja çfarë bëri si civil pas mesnate

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
01/04/2026 - 13:31

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor pasi i njëjti dyshohet se u përfshi në një rrahje pas mesnatës. “Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga...

Më shumëDetails

AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminuese

Pasojat e luftës në Iran, Starmer paralajmëron britanikët: Kostoja e jetesës nuk do të jetë e lehtë
01/04/2026 - 13:26

Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka konsideruar diskriminues dhe të padrejtë vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e pagës së 13-të vetëm për sektorin publik. Sipas AKB-së,...

Më shumëDetails

Pasojat e luftës në Iran, Starmer paralajmëron britanikët: Kostoja e jetesës nuk do të jetë e lehtë

Pasojat e luftës në Iran, Starmer paralajmëron britanikët: Kostoja e jetesës nuk do të jetë e lehtë
01/04/2026 - 13:19

Kryeministri britanik,  Keir Starmer ka paralajmëruar britanikët se ndikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme do të ndikojë në të ardhmen e vendit. Duke folur në një konferencë...

Më shumëDetails

Osmani: Përkundër rezultatit të mbrëmshëm, dardanët i dhanë kombit tonë shpresë

Osmani: Përkundër rezultatit të mbrëmshëm, dardanët i dhanë kombit tonë shpresë
01/04/2026 - 13:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave ekipin e Kombëtares në futboll. Osmani shkruan se përkundër rezultatit të mbrëmshëm, ata i dhanë gjithë...

Më shumëDetails

Publikohet Raporti i funksionimit të komunave në Kosovë, hasen parregullsi në transaksione dhe menaxhim financiar

Publikohet Raporti i funksionimit të komunave në Kosovë, hasen parregullsi në transaksione dhe menaxhim financiar
01/04/2026 - 12:51

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka publikuar Raportin e funksionimit të komunave të Republikës së Kosovës për periudhën janar–dhjetor 2025. Sipas ministrit Elbert Krasniqi, raporti paraqet një...

Më shumëDetails

Trump thotë se SHBA po e shqyrton seriozisht daljen nga NATO: Është tigër prej letre

Trump: Putini mund të jetë duke ndihmuar Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit
01/04/2026 - 12:22

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se po e shqyrton seriozisht nxjerrjen e Shteteve të Bashkuara nga NATO pasi aleatët nuk mbështetën veprimin ushtarak amerikan kundër Iranit, sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Bie çmimi i naftës e rriten tregjet e aksioneve

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë