Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, ka komentuar blerjen e raketave supersonike kineze nga Serbia prej Kinës.
Hoxhaj ka paralajmëruar se blerja e këtyre raketave nga Kina përbën rrezik për rajonin.
“Serbia që po siguron kapacitete goditëse hipersonike me raketa kineze ngre pyetje serioze për sigurinë rajonale. Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste apo trashëgiminë e Serbisë që vepron si ‘Rusia e vogël’. NATO duhet të forcojë parandalimin për të mbrojtur stabilitetin”, ka shkruar Hoxhaj në “X”.










