Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkuar në vizitë në Hagë në Dhomat e Paraburgimit të Gjykatës Speciale ku po mbahen të paraburgosur ish-krerët e UÇK-së.
“Sot isha në Hagë, pranë dy miqve të mi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Takimi me ta ishte emocional dhe i rëndësishëm për mua personalisht. Ata po përballen me dinjitet me sfida të mëdha, si gjithmonë, me dashuri për Kosovën dhe besim në drejtësi. Qëndrojnë të fortë, të palëkundur, me shpirtin e njëjtë që patën në ditët më të vështira të historisë sonë. Kosova nuk harron!”, shkroi Hoxhaj.