
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në Epopenë e Jezercit.
Ai tha se Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, përkujton se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësi e popullit.
Ndër të tjera, në një postim në Facebook, Ahmeti tha se dëshmorët gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë, transmeton Klankosova.tv.
“Sot, në Ferizaj, u bashkuam për të nderuar bijtë dhe bijat më të shtrenjtë të kombit: dëshmorët që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë sonë. Epopeja e Jezercit, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt dhe kujtimi i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin, na kujtojnë se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësia jonë”.
“Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Epopesë së Jezercit! Nderim i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin!”, ka shkruar Ahmeti.