Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Era benzinë: Kompania e Burim Lecit – njeriut të pushtetit në AKP, furnizoi me naftë kompanitë serbe veri, në të zezën

08/10/2024 - 13:13
në Kryesore, Lajme
A A
Era benzinë: Kompania e Burim Lecit – njeriut të pushtetit në AKP, furnizoi me naftë kompanitë serbe veri, në të zezën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Burim Lecit si zëvendësdrejtor i AKP-së i kishte shkuar e-mail nga Inspektorati i Tregut, të cilën e kishte parë edhe ministrja Rozeta Hajdari – se kompania e naftës ku ishte drejtor vetë Burim Leci, kishte furnizuar në veri të Kosovës pompa të naftës, të cilën e shisnin në të zezën.

Në korrik të këtij viti, zëvendës drejtorit të AKP-së Burim Lecit, do t’i shkonte një e-mail nga zëvendës-Kryeinspektorja e Inspektoratit të Tregut znj. Fixhire Salihu, e ku në CC e-mail ishte edhe vetë ministrja Rozeta Hajdari – në të cilën njoftohej AKP-ja se pas inspektimeve në veri të Kosovës, më datën 16 korrik 2024 – operacion ku ishte e përfshirë edhe vetë AKP-ja, kishin gjetur se tre operatorë ekonomik po shesin naftë –me një fjalë – në të zezën.

Por, fundi i asaj e-maile, kishte edhe një njoftim:

“Gjithashtu janë inicuar kërkesë në gjykatën kmpetente ndaj tre operatorëve të cilët i kanë furnizuar apo shitur me shumicë prodkukt personit që nuk ka leje të shitjes me pakitë të produktit’

IP Kos shpk me drejtor Burim Leci.
Sqaruar shkurt: kjo nënkuptonte se kompania e zëvendësdrejtorit të AKP-së, Burim Leci, ishte e implikuar në shitjen e naftës në të zezën ndaj kompanive në veri të Kosovës, ku Inspektorati bashkë me institucione të tjera si AKP e Policia e Kosovës, po bënte luftën kundër krimit.

Që nënkupton: Burim Lecit i kishte shkuar e-maili nga Inspektorati i Tregut, e cila implikonte vetë Burim Lecin në shitjen e naftës ndaj kompanive që institucionet kishin gjetur se po e shisnin naftën në të zezën.

Përmbajtja e-mailit:

“I nderuar zoti Leci

uroj të jeni mirë dhe punët po shkojnë mbarë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së tregut në MINT më datë 16 korrik 2024 në bashkëpunim me zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Policinë e Kosovës, ATK ka vizituar tre operatorë ekonomik në very dhe ka gjetë që po shesin naftë me pakicë në të zezën.

C Kos me pronar Ratko Pavlovviq

MSG – Slavolub Vukoviqin

Min Com – Slavolub Vukoviqn

Gjithashtu janë inicu kërkesë për gjykatën kompetente ndaj tre operatorëve që kanë furnizuar ilegalisht pompat në veri dhe ata tre operatorë janë

IP me drejtor Burim Lecin (zëvendës drejtor i AKP-së ka qenë drejtor i IP-së kur iu është shitur nafta pompave me pronarë serbë në veri – sqarimi jonë!)

EX Fis

Alpha Glob

Gazetari Berat Buzhala, në emisionin e mbrëmshëm në Debat Plus, sqaroi ekskluzivisht këtë e-mail, dëgjo nga minuta: 43:32

“Pra, kjo e ministrisë osht kah i çon email Burim Lecit e ka harru që Burimin e kanë marrë këta. E tash, Burim Leci qe iu ka shitë naftë serbëve në të zezën, përveç asaj masi është bë zëvendësdrejtor, ky 5 pompa të shtetit ia ka dhënë me qira, IP Petrolit, për 5000 euro në muaj. Që aty kikirika me shitë, fiton qaq”, tha veç tjerash Buzhala në Debat Plus.

Në mars të vitit 2024, faqja zyrtare e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kishte njoftuar se në konkursin e shpallur për pozitën e zëvendësdrejtorit, ishin dy kandidatë me më shumë pikë: Burim Leci 81.82 pikë dhe Ibrahim Gjylderen me 77.28 pikë. Pozitën do ta merte Burim Leci.

Angazhimi i z.Leci në pozita menaxheriale, do të bëhej i njohur sidomos në dy pika: atë kur kishte qenë një nga drejtuesit në ‘MDA’, biznes që kishte në krye Luan Dalipin – tash shef i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti dhe atë si drejtor i pikës së karburantëve ‘IP Petrol’.

JU REKOMANDOJMË

Trump: Armët amerikane do të dërgohen në Ukrainë përmes NATO-s
Lajme

Trump: Armët amerikane do të dërgohen në Ukrainë përmes NATO-s

11/07/2025 - 10:09
Lajmi i fundit: Del raporti psikiatrik për Naim Murselin, ky është rezultati
Lajme

Lajmi i fundit: Del raporti psikiatrik për Naim Murselin, ky është rezultati

11/07/2025 - 10:06
Keqpërdorim i kartelës bankare: Qytetarit nga Skenderaj i zhduken mbi 14 mijë euro
Lajme

Keqpërdorim i kartelës bankare: Qytetarit nga Skenderaj i zhduken mbi 14 mijë euro

11/07/2025 - 10:04
U alivanos pasi përfundoi punën në një kompani ndërtimore, ndërron jetë një person në Gjakovë
Lajme

U alivanos pasi përfundoi punën në një kompani ndërtimore, ndërron jetë një person në Gjakovë

11/07/2025 - 10:02
Xhaferi: Votimi i fshehtë, imponim i papranueshëm, Dehari s’është asgjë më shumë se një nga 120 deputetët e tjerë
Lajme

Xhaferi: Votimi i fshehtë, imponim i papranueshëm, Dehari s’është asgjë më shumë se një nga 120 deputetët e tjerë

11/07/2025 - 09:51
Osmani takon Landaun: Kosova qëndron krah SHBA-së, në përputhje me vizionin e Trumpit
Lajme

Osmani takon Landaun: Kosova qëndron krah SHBA-së, në përputhje me vizionin e Trumpit

11/07/2025 - 09:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë