Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, ka mbajtur një koncert spektakolar në Londër, ku të gjitha biletat u shitën brenda pak kohe.
Salla ishte e mbushur plot dhe atmosfera ishte e jashtëzakonshme, me fansa që këndonin dhe vallëzonin gjatë gjithë performancës, shkruan Indeksonline.
Me energjinë e saj unike dhe hitet më të njohura, Era Istrefi dëshmoi edhe një herë suksesin e saj në skenat ndërkombëtare.











