Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Erdhi dita: Qeveria e Kosovës transmeton lajmet e RTK-së

08/11/2023 - 23:57
në Pa kategori
A A
Erdhi dita: Qeveria e Kosovës transmeton lajmet e RTK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një veprim i pazakontë për çdo qeveri ka ndodhur te Qeveria e Kosovës. Faqja zyrtare e Qeverisë së Kosovës në Facebook ka lëshuar LIVE edicionin e lajmeve në Radio Televizioni ne Kosovës (RTK) dhe kjo është vërejtur nga ndjekësit. Një veprim i tillë, përveç se është i pazakontë, ngjall dyshime edhe për shkak të udhëheqjes së RTK-së.

Në krye të transmetuesit publik është Rilind Gërvalla, një ish-funksionar dhe ish-aktivist i zellshëm i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Vendosja e Gërvallës në krye të transmetuesit publik ishte kritikuar gjerësisht në opinionin publik në Kosovë si tendencë e qeverisë së Kosovës për kapjen e RTK-së.

Gërvallës nuk i kishte pëlqyer qasja e medieve karshi tij kur raportohej se i njëjti kishte qenë pjesë e VV-së dhe madje kishte paralajmëruar padi për mediat. 

Lidhur me pavarësinë e televizionit publik është shkruar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën ku thuhet se ndikimi politik është evident.

“Sektori i mediave në Kosovë vuan nga mungesa e transparencës në pronësi dhe financim dhe mungesa e vetë qëndrueshmërisë financiare, duke e bërë atë të pambrojtur ndaj ndikimit politik dhe presion financiar. Transmetuesi publik financohet nga buxheti publik, ndërsa mediat private mbështeten në reklama si mjete kryesore të të ardhurave. Reklamimi i qeverisë në mediat private nuk lejohen më. Mediat e regjistruara si OJQ vazhduan të marrin mbështetje nga donatorët. Mediat joshumicë në Kosovë mbështeten në projekte afatshkurtra dhe në mbështetjen e donatorëve”, thuhet në raport.

 

Po ashtu në Raport bëhet e ditur se nuk pati asnjë përparim në ndryshimin e Ligjit për Radion dhe Televizionin e Kosovës ose për ndryshimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave për ta harmonizuar atë me Shërbimet Mediatike Audiovizive të BE-së.

“Ky proces duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, ​​me përfshirjen e aktorëve mediatikë dhe shoqërinë civile. Mungesa e vetë qëndrueshmërisë financiare e lë median të pambrojtur ndaj interesave politike dhe të biznesit.

Emërimi i Gërvallës në krye të RTK-së kishte ngjallur reagime të mëdha për kapje të transmetuesit publik. Atë kohë, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kishin reaguar ashpër ndaj këtij vendimi.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte lëshuar komunikatë për media në të cilën thuhej se LDK-ja nuk do të merrte pjesë në asnjë format, emision që organizohet nga RTK-ja.

Për emërimin e drejtorit të ri të RTK-së patën reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të cilët thanë se kapja dhe nënshtrimi i RTK-së nën direktivën e pushtetit, është një hap më tutje kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mediave në Kosovë.

Ndonëse nuk është e qartë arsyeja pse Qeveria e Kosovës ka transmetuar lajmet e RTK-së, janë evidente kritikat e Raportit të KE-së për situatën në televizionin publik, por po ashtu kritikat opozitare dhe të shoqërisë civile lidhur me “kapjen” e RTK-së dhe mënyrën se si aktualisht menaxhohet./Paparaci

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
Pa kategori

Behrami i reagon Kurtit: Ne i sollëm 118 njohje, ti nuk ke asnjë meritë në katër njohjet e fundit

23/12/2025 - 14:40
Raporti i IKD: Asnjëra nga partitë nuk e kanë vettingun në program
Pa kategori

Raporti i IKD: Asnjëra nga partitë nuk e kanë vettingun në program

23/12/2025 - 13:41
PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe
Kryesore

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

23/12/2025 - 13:15
Rrezarta Krasniqi: Energji pozitive dhe mobilizim i lartë i LDK-së në Pestovë për 28 dhjetorin
Lajme

Rrezarta Krasniqi: Energji pozitive dhe mobilizim i lartë i LDK-së në Pestovë për 28 dhjetorin

21/12/2025 - 19:27
Dj i famshëm në shoqërinë e Faton Shoshit
Pa kategori

Dj i famshëm në shoqërinë e Faton Shoshit

21/12/2025 - 17:12
Oferta e fundvitit nga “Butrinti Group”: Blej banesë në Arbëri (ish Dragodan) me ofertë speciale dhe përfito garazh falas
Pa kategori

Oferta e fundvitit nga “Butrinti Group”: Blej banesë në Arbëri (ish Dragodan) me ofertë speciale dhe përfito garazh falas

21/12/2025 - 15:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti e Peci takohen me mjekë e zejtarë: Do të ndërtohet spitali i ri i Mitrovicës dhe do të investohen 50 milionë euro vetëm për zbulimin e pasurive nëntokësore

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë