Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak të parashikimeve për erëra të forta e reshje shiu. Kryeqyteti iu rekomandon qytetarëve që të sigurojnë objektet e lëvizshme nëpër ballkone e oborre, ndërsa bëri thirrje për reduktim të lëvizjeve të panevojshme, si dhe kërkoi kujdes në trafik.
Po ashtu, komuna e Prishtinës tha se ekipet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme dhe vuri në dispozicion kontaktet për ndihmë.“Për ndihmë apo raportime, mund të kontaktoni Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44”.
Më poshtë njoftimi i plotë:Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Duke pasur parasysh parashikimet e motit për orët në vijim, ju njoftojmë se priten erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në orët e vona të natës do të ketë edhe reshje bore.Ju lusim të tregoni kujdes të shtuar, veçanërisht:
• Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga era.• Reduktoni lëvizjet e panevojshme në kushte të motit të rënduar.
• Kujdesuni për sigurinë në trafik dhe shmangni parkimin pranë pemëve ose objekteve të rrezikshme.Ekipet tona të emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme. Për ndihmë apo raportime, mund të kontaktoni Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44.
Së bashku, të kujdesshëm, e kalojmë çdo sfidë.