Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Escobar: Nga marrëveshja Kosovë-Serbi do të përfitojë i gjithë rajoni

25/08/2023 - 22:39
në Kryesore, Lajme
A A
Escobar: Nga marrëveshja Kosovë-Serbi do të përfitojë i gjithë rajoni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të premten zhvilloi vizitë zyrtare në Shkup.

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, emisari takoi mes tjerësh presidentin Stevo Pendarovski e kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.

Arsye kryesore e vizitës së Escobar, ishte ofrimi i përkrahjes amerikane të proceseve euro-integruese për Maqedoninë e Veriut, me fokus ndryshimet kushtetuese.

E në konferencën e përbashkët me shefin e qeverisë në Shkup, mysafiri nga Uashingtoni, foli edhe për dy vende fqinje të Maqedonisë së Veriut.

Më 18 Mars në Ohër, Kosova e Serbia arritën ujdi mbi Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë, të pajtuar më 27 shkurt të këtij viti.

Escobar, që e quan “historike” pajtimin në fjalë, e çmon lartë rolin e Shkupit zyrtarë në këtë proces.

“Dhe së fundmi duke na ndihmuar për të arritur një marrëveshje historike mes Serbisë e Kosovës mbi normalizimin që do të përfitojë i gjithë rajoni. Pa ju ne nuk kishim mundur ta bëjmë këtë gjë. Unë vërtet e çmoj. Dua ta përmendë se në çdo hap të sfidave tona, pra sfidave amerikane ne kemi llogaritur në Maqedoninë e Veriut”, tha zyrtari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Emisari nga Uashingtoni e quan rajonin me gjashtë shtete (Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja, Serbia e Maqedonia e Veriut) që janë aspiruese për të hyrë në Bashkim Evropian, si pjesën më premtuese të Evropës.

“Evropa, ka nevojë për ju, Amerika ka nevojë për ju, brenda Evropës. Kështu që është shpresa jonë që s’i partneri juaj më i ngushtë strategjik, si miku juaj më i ngushtë, si dikush që ka përfituar direkt nga ky partneritet edhe ju mund të përfitoni nga partneriteti jonë. Derisa ju duhet të bëni zgjidhje të vështira, drejt një të ardhme më të ndritur”, theksoi Escobar.

E kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevksi, çmoi lartë kontributin e Shteteve të Bashkuara, për vendin e tij e gjithë rajonin, duke konsideruar procesin e nisur të amendamenteve kushtetuese, si kyç drejt hyrjes në BE. /klankosova

JU REKOMANDOJMË

BBC: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit po mbahet
Lajme

BBC: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit po mbahet

24/06/2025 - 22:58
Tërmet në Shqipëri, epiqendra
Lajme

Tërmeti ‘shkund’ në Shqipëri, ja ku e kishte epiqendrën

24/06/2025 - 22:54
CNN: Vlerësimi i inteligjencës amerikane sugjeron se sulmet ndaj Iranit nuk shkatërruan objektet bërthamore
Lajme

CNN: Vlerësimi i inteligjencës amerikane sugjeron se sulmet ndaj Iranit nuk shkatërruan objektet bërthamore

24/06/2025 - 22:47
Vuçiq: U arrit marrëveshja me Macronin për blerjen e avionëve luftarakë
Lajme

Vuçiqi kundër sulmeve amerikane, Irani falënderon Serbinë për qëndrimin ndaj luftës me Izraelin

24/06/2025 - 22:28
Dejona Mihali i reagon Abelard Tahirit: Pse lejuat t’i hiqet fletarrestimi Radoiçiqit?
Lajme

Pse është Dejona Mihali personi më i fuqishëm i LVV-së? Sejdiu: Janë në funksion të Albinit

24/06/2025 - 22:23
Bekim Haxhiu tregon veçantinë e numrit 109 në listë për deputet, i bindur në fitore me mbi 35 për qind: Me VV-në s’ka koalicion
Lajme

Haxhiu kritikon qeverinë Kurti: 5 vite dështim në shëndetësi – as rojet s’po i menaxhojnë!

24/06/2025 - 22:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Kompanisë MEKA që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish të bardhë me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

    SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Del edhe një grant tjetër i dyshimtë në vlerë 100 mijë euro: Kjo është lidhje e Pecit me fituesin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Harta e Kosovës me flamurin e Serbisë shfaqet në një panel diskutimi në Mitrovicë të Veriut, pjesëmarrës pati edhe nga Universiteti i Prishtinës

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • DASH paralajmëron qytetarët për rrezik nga terrorizmi dhe trazirat në Veri të Kosovës

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Mozzik “thumbon” Labin pasi ia dha një mijë euro punëtorit të KEK’ut?

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë