Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

11/04/2026 - 16:23
në Lajme
A A
Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në proceset zgjedhore, duke theksuar se vendi mund të konsiderohej ndër kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës është në përputhje të lartë me standardet evropiane.

“Kosova është një vend që ka një kushtetutë shumë të afërt me kushtetutat evropiane. Është një vend që ka dhënë shembull se si organizohen zgjedhjet në rajon, dhe edhe aty ku ka pasur dyshime, janë bërë rinumërime të rregullta. Disa vende të rajonit mund të mësojnë nga ky shembull”, ka thënë Waitz.

Duke folur për luftën kundër korrupsionit, ai theksoi se Kosova është në rrugë të mirë, por procesi mbetet sfidues.

“Kosova është në një rrugë të mirë sa i përket luftës kundër korrupsionit. Megjithatë, kjo është një betejë e vazhdueshme, siç ndodh edhe në të gjitha shtetet tona anëtare”, u shpreh ai.

Sipas eurodeputetit, nëse Kosova do të trajtohej si një aplikante e zakonshme për anëtarësim në BE, ajo do të renditej ndër vendet më të avancuara.

“Nëse Kosova do të ishte një aplikante e zakonshme për Bashkimin Evropian, do të ishte ndër vendet kryesuese. Ende ka reforma për t’u bërë dhe përmirësime për t’u parë, por vendi do të ishte në një pozitë të mirë”, deklaroi Waitz.

Megjithatë, ai theksoi se procesi i integrimit po pengohet nga faktorë politikë dhe mungesa e njohjes nga Serbia.

“Arsyeja pse nuk është kështu lidhet me faktin se Kosova ende nuk njihet nga Serbia dhe vazhdon të bllokohet në rrugën e saj. Kjo është një çështje ku pajtohem me kolegët, sepse elita politike nuk është e gatshme për kompromis”, tha ai.

Në fund, Waitz shtoi se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet të respektohen.

“Ka pasur dy palë zgjedhje që kanë treguar një fitues të qartë dhe kjo duhet të pranohet”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet,  ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan
11/04/2026 - 16:47

Jeton Ramadani, djali i heroit të Kosovës Agim Ramadani, ka bërë thirrje për unitet dhe ruajtje të vlerave të luftës, duke theksuar se sakrifica e dëshmorëve duhet të...

Më shumëDetails

“Serbia sulmoi Kosovën dhe populli i Kosovës bëri rezistencë” – intervista e plotë e Hashim Thaçit në FAZ pa ndërhyrje

“Serbia sulmoi Kosovën dhe populli i Kosovës bëri rezistencë” – intervista e plotë e Hashim Thaçit në FAZ pa ndërhyrje
11/04/2026 - 16:15

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të përballet para një tribunali të posaçëm në Hagë për krime të dyshuara lufte. FAZ ka mundur ta intervistojë me shkrim. Hashim...

Më shumëDetails

Kryeministri Kurti i bën përmbledhje vizitës në Londër: E dyta brenda gjashtë muajsh, Mbretëria e Bashkuar aleat kyç

Kryeministri Kurti i bën përmbledhje vizitës në Londër: E dyta brenda gjashtë muajsh, Mbretëria e Bashkuar aleat kyç
11/04/2026 - 16:09

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar, duke listuar takimet që ka pasur, shkruan...

Më shumëDetails

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët
11/04/2026 - 16:02

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka nisur bisedimet me nënpresidentin amerikan, JD Vance, në Islamabad, pasi u takua ndaras me delegacionin iranian, duke nisur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë...

Më shumëDetails

Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel
11/04/2026 - 15:36

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka përmbyllur vizitë e tij në Londër me një takim tre orësh me historianin Sir Noel Malcolm, shkruan Gazeta Express. Kurti...

Më shumëDetails

Abdixhiku për Vjosa Osmanin: Ishte kandidate e shkëlqyeshme për presidente

Abdixhiku për Vjosa Osmanin: Ishte kandidate e shkëlqyeshme për presidente
11/04/2026 - 15:24

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në bisedimet për Presidentin nuk kanë propozuar ndonjë emër e as nuk i është kërkuar një i tillë. Abdixhiku tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Njoftim i MINT: Ja sa janë sot çmimet maksimale të naftës dhe benzinës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • I vazhdohet paraburgimi Agim Gërbeshit, i dyshuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë