Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka theksuar nevojën që NATO të qëndrojë pranë institucioneve të Kosovës dhe t’i mbështesë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre.
Gjatë një interviste për Info Magazine në Klan Kosova, Reuten ka paralajmëruar për rrezikun e vazhdueshëm të provokimeve nga Serbia, e cila, sipas tij, shpesh përpiqet të ndërlidhë çështje të ndryshme për të tërhequr vëmendjen nga problemet e saj të brendshme.
“E dimë këtë gjë, dhe e kemi parë këtë paraprakisht. Madje kemi parë edhe sulme në territorin e Republikës së Kosovës, që të hiqet vëmendja nga zhvillime të brendshme në Serbi. Gjithmonë duhet të jemi gati, por unë shpresoj dhe u bëj thirrje miqve tanë në Kosovë që të mos provokohen dhe të mos lejohet që kjo të ju udhëheq agjendën tuaj”, u shpreh mes tjerash ai.