Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Exit polli sonte në T7, Haxhiu: Askush s’do ta formojë e vetme qeverinë, Prishtina po befason

09/02/2025 - 15:16
në Kryesore, Lajme
A A
Exit polli sonte në T7, Haxhiu: Askush s’do ta formojë e vetme qeverinë, Prishtina po befason
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot në orën 19:00 ekskluzivisht në T7 prezantohen rezultatet e exit pollit, menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare.

Drejtori i T7 dhe Gazetës Express, Leonard Kërquki paralajmëroi se nga ora 18:30 do të prezantohen disa të dhëna të rëndësishme për zgjedhjet.

“Do ta kemi exit pollin sonte. Prej orës 18:30 do të jem unë me Baton Haxhiun për t’i dhënë disa, jo të dhëna – sepse shifrat konkrete, rezultatet do t’i japim në 19:00, ashtu siç janë rregullat e KPM-së dhe KQZ-së”, tha Kërkuqi,

“Deri më tash i kemi disa rezultate. Sigurisht nuk i transmetojmë këto rezultate pa u bë ora 19:00, por janë shumë interesante lëvizjet, pjesëmarrja e deritashme në komunat e caktuara, të cilat pastaj janë indikatorë të mjaftueshëm për të na e zbardhur pastaj rezultatin që mundet me qenë në këtë ditë”, tha ai.

Gazetari Baton Haxhiu, drejtor i AlbanianPost tha se sipas anketave të deritashme, “në Kosovë nuk do të ketë parti që do të mund ta formojë qeverinë e vetme”.

“Lajmi i parë është se në Kosovë nuk do të ketë parti që do të mund ta formojë qeverinë e vetme. Lajmi i dytë është që koalicioni ësdhtë gati i domosdoshëm. Dhe lajmi i tretë është që kushdo që do ta zgjedhë Presidentin në të ardhmen do të bëjë kompromise të shumta”, tha ai.

Haxhiu tha se “beteja e madhe është për ata të cilët realisht pretendojnë ta bëjnë qeverinë dhe opozita ka njëfarë beteje e cila ka njëfarë vazhdimësie të presionit te votuesit”.

“Shikuesi i cili e pret rezultatin në orën 19:00 duhet të ketë parasysh që Prishtina në njëfarë mënyre e dominon përqindjen dhe Prishtina do të përcaktojë edhe një lloj rezultati përfundimtar se si do të duken partitë për nga renditja”, tha ai.

Haxhiu tha se “për nga qytetetet, Malisheva për është një befasi”. “Pastaj Prishtina është befasi”, tha ai.

Baton Haxhiu përsëriti se “varësisht se sa do të jetë rezultati, është e vështirë që një parti politike, me votat e përgjithshme ta prekë një rezultat me një shifër që kanë pretenduar”.

“Nëse mund të themi shifra numër 4 nuk preket nga asnjë parti”, tha ai.

Haxhiu tha se sipas këtij ritmi, pas pak do të dihet rezultati i exit pollit, për të cilin tha se “pastaj do të ndryshojë vetëm 2% deri në orën 19:00”.

“Ne kemi punuar që nga ora 07:00 e mëngjesit. Tash kemi mbi 1 mijë e 800 anketa të bëra në terren në gjithë Kosovën. Kjo është gati 40% e anketave dhe besoj që deri në orën 19:00 do ta kemi exit-pollin apo rezultatet të cilat do të jenë paralajmëruese për rezultatet e rregullta që KQZ-ja i thotë”, tregoi Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tryezë
Lajme

Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tryezë

16/01/2026 - 22:54
Rinumërimi i votave mund të ‘‘ndikojë’’ në afatet Kushtetuese, zgjedhja e Presidentit në rrezik
Kryesore

Rinumërimi i votave mund të ‘‘ndikojë’’ në afatet Kushtetuese, zgjedhja e Presidentit në rrezik

16/01/2026 - 22:45
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Kjo është mosha e këmbësorit që u godit nga vetura në Zhabar të Mitrovicës

16/01/2026 - 22:35
9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: konsumi është rritur
Lajme

9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: konsumi është rritur

16/01/2026 - 22:30
E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?
Lajme

Të hënën sy e vesh nga LDK-ja – A do t’ia japë partia “zarfin e zi” Lumir Abdixhikut?

16/01/2026 - 22:19
Ferizaj: Drejtoi veturën në ndikim të alkoolit, i merret patenta dhe gjobitet me 200 euro
Kryesore

LAJMI I FUNDIT: Vetura godet një këmbësor në Zhabar të Mitrovicës, dërgohet në emergjencë

16/01/2026 - 22:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    224 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Asamblisti i VV-së kërkon dorëheqjen e Kryetarit të degës: Frikacak, shko në AAK ku e ke vendin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dorëhiqet nga AAK një nga më të votuarit në Gjakovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë