Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka zhvilluar një takim në Nju Jork me District Attorney, Michael E. McMahon, në kuadër të kontakteve institucionale me autoritetet e Shtetit të Nju Jorkut.
Në këtë takim është shprehur vlerësim i ndërsjellë dhe respekt për bashkëpunimin ndërinstitucional.
Postimi:
Nga Washingtoni në Nju Jork, në takime të ngrohta dhe miqësore me autoritete të Shtetit të Nju Jorkut, thellësisht mirënjohës për vlerësimin dhe respektin e treguar nga District Attorney Michael E. McMahon.
Në një realitet ndërkombëtar gjithnjë e më kompleks, mbetemi të përkushtuar në avancimin e vlerave të përbashkëta, respektit reciprok dhe bashkëpunimit afatgjatë.🇽🇰🤝🇺🇸











