I dërguari i Izraelit në Kombet e Bashkuara falënderoi Shtetet e Bashkuara dhe Presidentin e SHBA’së, Donald Trump, për “mbrojtjen e botës së lirë” pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane, të cilat ai i quajti “një akt i domosdoshëm dhe një vendim i guximshëm për të hequr kërcënimin më të madh për sigurinë globale”.
“Faleminderit Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Trump që vepruan kur të tjerët nuk vepruan. Faleminderit që qëndruat të vendosur kur të tjerët shikonin diku tjetër. Faleminderit që mbrojtët botën e lirë me forcë dhe qartësi morale”, u tha gazetarëve në New York Danny Danon, përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB.
Danon tha se “e gjithë bota është më e sigurt” pas sulmeve amerikane.