Trendi i parave të falsifikuara ka ‘lulëzuar’ në Kosovë për një kohë të gjatë, ku qindra e mijëra euro false janë vënë përditë në qarkullim. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedhat metalike që më së shumti dalin false janë 1 dhe 2 euro, si dhe kartëmonedhat 50 e 100 euro.
Gazeta Sinjali mëson se një rast i tillë është zbuluar mëngjesin e sotëm në Lakrishte – Prishtinë.
Sipas informacioneve, ankuesi, zyrtar i menaxhimit të parave të gatshme në ProCredit Bank, gjatë procesit të numërimit ka hasur në 532 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara.
Bëhet e ditur se këto para janë deponuar në zonën 24/7 ATM dhe Drop Box, në kohë dhe nga persona të ndryshëm.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, i cili ka autorizuar fillimin e procedurave për veprën penale “Falsifikim i parasë”.