Daris Ademin, vetëm 10 muajsh, është duke u përballur me sfida shëndetësore.
Familja e tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve pasi i duhet trajtim urgjent në një spital në Itali.
Të dhënat e plota:
Po ju drejtohemi sot si Familja Ademi, me zemrën e rënduar dhe me sytë e mbushur me lot, për të kërkuar ndihmën tuaj për vogëlushin tonë, Daris Ademin, vetëm 10 muajsh.
Daris ka lindur si një bekim për familjen tonë – një engjëll i vogël, i mbushur me jetë dhe buzëqeshje. Por fatkeqësisht, ai po përballet me një sfidë të jashtëzakonshme për moshën e tij. Diagnostika e lëshuar nga QKUK konfirmon gjendjen e tij të rënduar:
👉 Pamjaftueshmëri kardiopulmonare
👉 Bronkopneumoni bilaterale
Gjendja është kritike dhe kërkon trajtim urgjent dhe të specializuar jashtë vendit, konkretisht në një spital në Itali. Për shkak të rrezikut të lartë dhe paqëndrueshmërisë së gjendjes, udhëtimi mund të realizohet vetëm me aeroplan privat mjekësor. Kostoja totale për trajtim dhe transport është 50,000 euro – një shumë e pamundshme për ne si familje, por jo e paarritshme nëse bashkohemi të gjithë.
🕊️ Po ju lutemi nga thellësia e zemrës sonë – ndihmojeni Darisin të jetojë!
Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shërimit të tij. Është një mundësi që ai të rritet, të qeshë, të luajë, dhe të jetojë një jetë që sapo ka filluar.
🙏 Ju lutemi, ndihmoni dhe shpërndajeni këtë apel me miqtë dhe të afërmit tuaj. Secili prej jush mund të jetë arsyeja pse Darisi e fiton këtë betejë.
👉 Të dhënat për donacion:
Emri i prindit: Jeton Ademi
Swift: TEBKXKPR
IBAN: XK05 2013000208670026
Banka: TEB
Mundësi tjetër për donacione:
Donacion në Gofoundme: https://gofund.me/cf1af60f
Donacion në Paypal:
Nr: 043 914 402