Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Familjari i Alban Hysenit, i dyshuar për kontrabandë dhe uzurpim të pronës publike | Kush është Murtez Hyseni, njeriu që po i shkon pas kryetarit të Gjilanit

10/10/2025 - 11:01
në Kryesore, Lajme
A A
Familjari i Alban Hysenit, i dyshuar për kontrabandë dhe uzurpim të pronës publike | Kush është Murtez Hyseni, njeriu që po i shkon pas kryetarit të Gjilanit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në prill të këtij viti, PDK-ja, dega në Gjilan, kishte bërë të ditur se do ta denonconte kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për shkak se i njëjti ka lejuar që të uzurpohet hyrja e banorëve të një banese në qendër të Gjilanit.

Përkundër ankesave të qytetarëve të cilët kanë reaguar për uzurpimin e pronës publike, ndërtimi në këtë hapësirë u nis dhe përfundoi brenda tri ditëve.

Nga PDK thanë se pronari i këtij lokali është Murtez Hyseni, familjar i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Alban Hyseni e bënë axhën me lokal afarist, e lejon të uzurpoj hyrjen e banorëve të një banese në qendër të Gjilanit. Murtez Hyseni gjatë këtij vikendi u bë me lokal afarist në qendër të Gjilanit, qytetarët reaguan por inspeksioni ka heshtur me urdhër të kryetarit të komunës Alban Hyseni. Uzurpimi dhe ndërtimi u nis dhe u përfundua për tri ditë”, shkruan PDK.

Në fotografitë e siguruara tash së fundi, ky lokal është i përfunduar.

Por kush është në të vërtetë Murtez Hyseni?

Murtez Hyseni, familjar i kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, dyshohet se është përfshirë edhe në kontrabandë me celularë.

Murtezi është parë bashkë me Albanin edhe në vizitat që ky i fundit i ka bërë në terren. Ata të dy shihen bashkë gjatë një vizite në kompaninë ndërtimore “Ceni Company”.

Vizita është realizuar më 17 shtator në kuadër të fushatës zgjedhore. Fillimisht kryetari Hyseni i kishte publikuar në Facebook fotografitë nga vizita te kompania ku shihej edhe Murtezi, mirëpo më pas këtë postim e ka hequr nga ky rrjet social.

Po ashtu Murtezi dhe Albani shihen bashkë edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Njoftimi i Doganës së Kosovës më 20 shtator për rastin e kontrabandës

Por t’i kthehemi dyshimit për kontrabandë të Murtez Hysenit. Hyseni është pronar i një kompanie që merret me pajisje të komunikimit e regjistruar në ARBK si “Tezi Tech SHPK”.

Më 20 shtator të këtij viti, Dogana e Kosovës në kuadër të bashkëpunim me njësitin e  informacionit  pasagjereve – NJIP, ku bëjnë pjese Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës gjatë një operacioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë parandaluar tri raste  të tentim kontrabandës, ku dy prej tyre me telefona dhe një mosdeklarimit të mjeteve monetare.

Gjatë kontrollit të një pasagjeri që vinte nga një linjë ndërkombëtare, zyrtarët doganorë kanë zbuluar disa telefona të fshehur në trupin e tij, të cilët dyshohet se ishin të destinuar për tregun e zi.

Gjithashtu edhe tek një udhëtar tjetër janë gjetur telefona të mençur gjatë tentim kontrabandës.

Po ashtu, gjatë kontrollit të bagazhit të të njëjtit pasagjer, janë gjetur 36,500 euro të padeklaruara, prej të cilave 9,000 euro janë konfiskuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon qarkullimin e mjeteve monetare në kufi.

Sipas krahasimit të fotografive të publikuara nga Dogana e Kosovës dhe atyre që Murtez Hyseni shihet në shoqërinë e Alban Hysenit, ka ngjashmëri të madhe, mirëpo zyrtarisht një gjë e tillë nuk është konfirmuar. /Ballkani.info/

JU REKOMANDOJMË

Gjermania në borxhe rekorde
Lajme

Gjermania porosit 600 sisteme mbrojtëse ”Skyranger”

10/10/2025 - 17:12
NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in
Lajme

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

10/10/2025 - 16:55
Aktakuzë ndaj vëllait të Xhafer Tahirit, avokatit Ahmet Tahiri – dyshohet se e dëmtoi një biznes për mijëra euro
Lajme

Aktakuzë ndaj vëllait të Xhafer Tahirit, avokatit Ahmet Tahiri – dyshohet se e dëmtoi një biznes për mijëra euro

10/10/2025 - 16:42
Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari
Lajme

Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

10/10/2025 - 16:39
Lulzim Peci për reagimet e pushtetit ndaj Supremes: Qeveria po kalon në diktaturë, kapje e shtetit me zor
Lajme

Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar, Peci: Do të ketë pasoja për Kosovën

10/10/2025 - 16:33
Pas zgjedhjes nënkreytar i Kuvendit, Rashiq do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit
Lajme

Pas zgjedhjes nënkreytar i Kuvendit, Rashiq do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit

10/10/2025 - 16:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Zanin mos ta nij – s’ma mshelë ti mu gojën”, momente tensioni mes Nasim Haradinajt e Nexhmedin Spahiut

    “Zanin mos ta nij – s’ma mshelë ti mu gojën”, momente tensioni mes Nasim Haradinajt e Nexhmedin Spahiut

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • “Çifti yt m’ka çu n’burg” – përplasje e ashpër mes Nasim Haradinajt e Nexhmedin Spahiut

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Hyrje e dalje në veturë, kontrolle të detajuara- Pamje nga arrestimi i Fatmir Shehollit këtë mëngjes

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Lulzim Peci: Arrestimi i Fatmir Shehollit për spiunazh ngre shumë pikëpyetje – pse pikërisht tani?

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Komunikata nr. 28 e UÇK-së: Si u vra babai i Fatmir Shehollit më 1997

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë