Skuadra e Lille dje humbi nga Paris Saint Germain në shtëpi me rezultatin 1-3.
Në këtë ndeshje protagonist ishte ylli dardan, Edon Zhegrova, i cili vazhdoi formën e jashtëzakonshme dhe realizoi super gol në portën e Donnarummas, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas paraqitjes së mirë, Zhegrova gjeti vend edhe në formacionin më të mirë të javës në Ligue 1.
Faqja e specializuar e statistikave, SofaScore para pak çasteve ka publikuar formacionin e javës, ku shihet Zhegrova, i cili po kalon formë jetësore në sezonin 2024/25.
Më poshtë gjeni formacionin më të mirë të xhiros së tretë në Ligue 1: