Sergio Aguero këmbëngul se Cristiano Ronaldo shënon gola me fat, duke shpjeguar pse Lionel Messi është golashënues më i mirë se rivali i vet portugez.
Messi shënoi gol dhe asistoi në fitoren e Paris Saint-Germainit 2:0 kundër Nice në Ligue 1 në fundjavë, duke e kaluar Ronaldon për më së shumti gola të shënuara për klub brenda Evropës, 701.
Gjatë një paraqitjeje drejtpërdrejt në rrjetin social Twitch, Aguero vuri dyshime mbi cilësinë e golave të Ronaldos krahasuar me ato të Messit.
Ai beson se portugezi, i cili tani luan për Al-Nassr në Arabinë Saudite, shpesh ka përfituar nga fati i madh për të shënuar gola.
“Shikoni nga ku shënon gol ai. Të gjitha gola nga gjuajtje e lirë dhe fat i pastër. Golat e Messit janë të gjitha nga këndet e ndryshme, budalla. Por çfarë bën Ronaldo? Gabim i portierit. Mendoj se Rauli ka gola më të mirë, Karim Benzema ka gola më të mirë se ai”, tha Aguero për 38-vjeçarin.
Aguero është mik shumë i ngushtë i Messit jashtë fushës. Messi është kumbara i djalit të Agueros, Benjaminit, dhe besohet se ai kishte vendosur t’i bashkohej Barcelonës nga Manchester City më 2021 në mënyrë që të luante përkrah Messit në Camp Nou.
Megjithatë, Messi u largua drejt PSG-së në verën e njëjtë, dhe Aguero nuk mundi ta përmbushë ëndrrën.
Aguero u pensionua më vonë atë vit, për shkak të telasheve me zemër.













