Që prej themelimit nga Fatmir Limaj të partisë NISMA, vendlindja e tij Malisheva, ka qenë bastion i pathyeshëm për ish komandant Çelikun.
Fatmir Limaj sot ka mbajtur një takim me mërgatën e Malishevës, të cilët në mënyrë masovike kanë marrë pjesë në takimin e tij, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Fatmir Limaj:
Faleminderit mërgatës për kontributin dhe mbështetjen tuaj!
Sot, në vendlindjen time në Malishevë, pata kënaqësinë të takohem me bashkëatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, të cilët vazhdimisht kanë kontribuar në zhvillimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Bashkëatdhetarët tanë janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA Socialdemokrate dhe listës tonë që përfaqëson #veçVEPRA.
Më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz të dëshmuar, që në etapa të ndryshme, ditën të rreshtohen drejt dhe për Kosovën fituese.
#veçVEPRA #NISMASocialdemokrate