Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij për të votuar në Zgjedhjet Lokale që po zhvillohen në Kosovë.
Limaj u shpreh se qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin ata që do të përmirësojnë jetën e tyre për katër vitet e ardhshme.
“Sot është një moment i rëndësishëm për demokracinë në Kosovë, veçanërisht për demokracinë lokale”, tha Limaj, raporton Telegrafin.
Ai shtoi se qytetarët kanë një shans të jashtëzakonshëm për të vlerësuar punën e kryetarëve aktualë dhe për të vendosur për të ardhmen e tyre, duke kërkuar një jetë më të mirë.
“Pres dhe shpresoj që përmes votës të vendosin në mënyrë demokratike për ndryshimet që do t’i kenë për katër vitet e ardhshme. Kur të dalin rezultatet, shpresoj që kryetarët e komunave të theksojnë se kanë fituar edhe qytetarët”, përfundoi kreu i NISMA-s. /Telegrafi/