Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fatmir Sejdiu në 17-vjetorin e pavarësisë: “Shtëpia nuk mbahet pa miq”

17/02/2025 - 14:43
në Kryesore, Lajme
A A
Fatmir Sejdiu në 17-vjetorin e pavarësisë: “Shtëpia nuk mbahet pa miq”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova duhet të ruajë marrëdhëniet e mira me ndërkombëtarët dhe të fokusohet në stabilitet politik dhe ekonomik, ky është mesazhi i ish Presidentit Fatmir Sejdiu për krerët e institucioneve të Kosovës.

Në një intervistë dhënë në Glam Radio me autoren Paulina Nushi, me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Sejdiu tha se për katër vitet e fundit Kosova nuk ka pranuar asnjë njohje derisa tha se njohjet nuk bëhen pa bashkëpunim me ndërkombëtarët.

‘’Sa kam qenë unë në detyrë kanë qenë diku 70 njohje që janë bërë me konsulencë me miqtë e Kosovës, ku e dimë ne që ishujt janë shtete e anëtarë të Kombeve të Bashkuara, shtëpia pa miq nuk mbahet e nuk mund të ecet tutje pa miq”, tha Sejdiu.

Më tutje Sejdiu porosit skenën politike duke përdorur edhe shprehje figurative.

‘’Kosova ka arritur shumë objektiva por ka shumë punë për të bërë, e para është qëndrueshmëria politike dhe ekonomike e vendit, por me sfida të shumta që kemi kryesisht vitet e fundit, këto çështje duhet t’i marrim me racionalitet. Zoti ka dhënë ndihmën e tij por po thërret njerëzit e tij që të flasin, figurativisht sepse nuk është e imja që të diktoj”, tha Sejdiu.

Sejdiu: Në odën e madhe të Kosovës, bëni vend të mirë ndërkombëtarëve!

Kryefjala e ish presidentit Sejdiu në 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka qenë në marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët, ai bën thirrje që Kosova të ushqej raporte të mira në baza ditore.

‘’Shtetet e Bashkuara janë në radhën e parë në odën e madhe që mund të bëjë Kosova dhe në bukën tonë, pastaj vendet e tjera të Bashkimit Evropian, ke Japoninë në skaj të botës që na përkrahë, këto janë vlera që duhet të ushqehen çdo ditë në relacione të mira’’.

Sejdiu: Posti i Presidentit më erdhi në kohë mërzie e humbje të madhe të Presidentit Rugova!

Kundrejt mesazheve drejtuar udhëheqësve të Kosovës, Sejdiu foli edhe për kohën kur erdhi në krye të Presidencës së Kosovës duke kujtuar kështu përgjegjësinë e madhe që mbante mbi supe në atë kohë.

‘’Unë kam pasur kontakte me misione të jashtme pas vdekjes së presidentit Rugova dhe ato mundësi ishin për të qenë më afër zhvillimeve, dhe më vonë e kam analizuar këtë se vizitat e takimet me mua kanë qenë shumë të shpeshta, ishte tepër sfiduese ideja e parë që kam marrë nga misioni amerikan që të jem në krye të vendit’’, kujton Sejdiu,

Sejdiu thotë se për të ka qenë nder i veçantë kur e ka kuptuar se ai ka qenë emri i propozuar nga presidenti Rugova për ta ndjekur rrugën e tij.

‘’Kam dëgjuar më vonë se Presidenti Rugova ka dhënë preferencë për mua, ka qenë një bisedë e tillë me të ku i është thënë ju jeni i sëmurë, ne e dëshirojmë shërimin tuaj, bisedimet kanë filluar dhe dëshirojmë që bisedimet të vazhdojmë, çka të bëjmë, dhe ai ka dhënë emrin tim, mund të ketë të tjerë që mendojnë ndryshe por e vërteta është kjo’’ -tha Sejdiu.

Sejdiu: Rugovës asnjëherë kur nuk i kam punuar pas shpinës !

Në intervistën dhënë në Glam Radio Sejdiu ka folur edhe për raportet e tij me ish Presidentin Ibrahim Rugova.

‘’Nuk është momenti ta them këtë por ka pasur të tjerë që kanë menduar e vepruar me gjëra që kanë qenë jo shumë korrekte, Rugovës nuk i kam punuar pas shpinës asnjëherë, kam besuar në qëllimin që do të arrijmë me lëvizjet që janë bërë me angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian’’, tha Sejdiu.

Sejdiu: Pavarësinë e mbikëqyrur e pranova menjëherë

Në prag të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Sejdiu kujton se pyetjes nëse Kosova e pranon pavarësinë e mbikëqyrur i është përgjigjur me PO.

‘’Presidenti Ahtisari në shtatorin e 2006 më pati pyetur në New York a jeni të pajtuar të kemi pavarësi të mbikëqyrur për disa vjet, me të parën i kam thënë po, sepse e kam biseduar dhe e kam besuar qasjen e tij dhe formula e tij ka qenë pavarësi e mbikëqyrur për një periudhë për pesë vjet dhe ajo kaloj, janë bërë lloj-lloj kallëzimesh jo reale por ky është realiteti’’, tha Sejdiu.

Më tutje Sejdiu kujton se në tre javët e fundit e ka ditur saktë ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës por që për shkak të përgjegjësisë mos prishjes së ritmit të bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtarë, ai e ka mbajtur të fshehur.

Ndërsa thotë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është punuar në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar duke e ditur kështu se Kosova po hyn në një epokë të re.

Ish Presidenti Sejdiu i uron gjeneratat e reja për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës duke bërë thirrje që të punohet për ndërtimin e një Kosovë me shumë miq e me atmosferë paqe.

JU REKOMANDOJMË

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit
Kryesore

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

24/06/2025 - 00:35
Kryesore

Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza

23/06/2025 - 22:38
Donald Trump sërish para gjykatës, akuzohet për përdhunim
Kryesore

Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagimi i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

23/06/2025 - 22:24
Khamenei reagon pas sulmit ndaj bazave, shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Kryesore

Khamenei reagon pas sulmit ndaj bazave, shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt

23/06/2025 - 22:09
Punëtori bie nga lartësia në Prishtinë, nisin hetimet nga policia
Kryesore

Punëtori bie nga lartësia në Prishtinë, nisin hetimet nga policia

23/06/2025 - 21:54
Tahiri: Amerika s’na do më shumë nëse nuk jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane
Kryesore

Tahiri: Amerika s’na do më shumë nëse nuk jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane

23/06/2025 - 21:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vuçiq: Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal, Kurti promovoi “Shqipërinë e Madhe”

    Vuçiq: Në rast konflikti me NATO-n rezistenca jonë do të jetë shumë më e madhe se ajo e vitit 1999

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • E pabesueshme: Kurti flet për media para seancës, e jep një informacion shkurt

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Pamje: Një nga dronët e Iranit me objektiv Izraelin, godet një tjetër shtet

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Trump paralajmëron Rusinë: SHBA do përdorë armët më vdekjeprurëse nëse furnizoni Iranin me koka bërthamore!

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mesazh i ashpër nga Kremlini për Beogradin: Keni shkelur vëllazërinë shekullore, armët serbe po na vrasin

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë