Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fatmir Sheholli e kishte pranuar se ka qenë dëshmitar i Prokurorisë në Hagë: Unë e di çfarë provash kam thënë

09/10/2025 - 13:33
në Lajme
A A
Fatmir Sheholli e kishte pranuar se ka qenë dëshmitar i Prokurorisë në Hagë: Unë e di çfarë provash kam thënë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fatmir Sheholli sot u arrestua për spiunazh.

Megjithatë, rreth 2 vjet më parë, ai e pranonte se ishte dëshmitar i Prokurorisë në Hagë.

Kjo ndërlidhur me rastin e babait të tij, që dikur e akuzonte UÇK-në për vrasjen e tji.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Sheholli kishte pasur përplasje të ashpër me analistin Vehbi Kajtazi, lidhur me një postim që Kajtazi e akuzoi Shehollin si zyrtar i UDB-së.

Kajtazi madje kishte shkruar ditë më parë se “UÇK-ja ia ka vrarë babin Fatmir Shehollit”.

“Ti Vehbi thua, i biri i Maliq Shehollit që UÇK-ja ia ka vra babën. A e di ti që unë jam dëshmitar në proces të…prandaj duhet me pas kujdes në këto postime. Edhe më thua u shku te Vjosa Osmani. Jam dëshmitar në Prokurori të Gjykatës Speciale për rastin e babës. Edhe ti e di çka do të ndodhë me këtë postim. Mu më ke bërë dëm, ke bo probleme. Më ke quajtur zyrtar të UDB-së. Qysh jam zyrtar i UDB-së. Cila UDB?”, tha Sheholli.

“Edhe thua e ka vra UÇK-ja, kur e ka vra? Kur e ka vra, ty po të pyeti. Të bërtas edhe fort bile. A e di ti çfarë provash kam dhanë në Prokurori për babën tem?”, ka deklaruar Fatmir Sheholli.

Ai ka akuzuar Kajtazin se i ka dëmtuar krerët e UÇK-së me deklaratën e tij. Sipas Shehollit, KMDLNj-ja kishte thënë se babai i tij është vrarë në rrethana të pasqaruar.

“A ka lëshu komunikatë UÇK-ja? Tash ta kallëxoj një muhabet tjetër. Edhe ky thotë e ka vra, njerëzit që janë në Hagë, kështu thua ti. Nuk mundet me sqaru. Nuk ka sqarim këtu. Kqyre ku është pas komunikatës, Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut: Maliq Sheholli u vra në rrethana të pasqaruara. Ky gënjeshtar hiç më larg se në vitin 2018 thotë Hashim Thaçi do të arratiset në Turqi bashkë me familje ditën që Specialja do të lëshojë urdhër-arrest”, ka deklaruar Sheholli në Klan Kosova.

JU REKOMANDOJMË

“Mbi 100 familje pa pagë të plotë” – Punëtori ngre dyshime për keqpërdorime në Prishtina Parkingun e Përparim Ramës
Lajme

“Mbi 100 familje pa pagë të plotë” – Punëtori ngre dyshime për keqpërdorime në Prishtina Parkingun e Përparim Ramës

09/10/2025 - 17:48
Osmani thoshte “Kuvendi s’mund të bllokohet për një nënkryetar”, Kushtetuesja thotë se s’konstituuohet edhe pa të
Kryesore

Osmani: Serbia po tenton të blejë vota në Kosovë, trimërohet sepse nuk ndëshkohet

09/10/2025 - 17:36
Hyrje e dalje në veturë, kontrolle të detajuara- Pamje nga arrestimi i Fatmir Shehollit këtë mëngjes
Lajme

Hyrje e dalje në veturë, kontrolle të detajuara- Pamje nga arrestimi i Fatmir Shehollit këtë mëngjes

09/10/2025 - 17:16
Ku do të shpenzohet buxheti për vitin e ardhshëm?
Kryesore

Hapet aplikimi për studentët që përfitojnë nga ‘ndihma’ e Qeverisë

09/10/2025 - 16:47
Mblidhet policia, gati plani për zgjedhjet e 12 tetorit
Lajme

Mblidhet policia, gati plani për zgjedhjet e 12 tetorit

09/10/2025 - 16:42
Shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash
Lajme

Shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash

09/10/2025 - 16:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të Novobërdës, Sasha Millosheviq

    Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të Novobërdës, Sasha Millosheviq

    237 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 59
  • Komunikata nr. 28 e UÇK-së: Si u vra babai i Fatmir Shehollit më 1997

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Dosja për spiunazh: Ja pse Sheholli përmendej në shënimet e spiunit të dyshuar të BIA-s

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • SHBA-ja ia bën të vështirë jetën Vuçiqit, futen në fuqi sanksionet ndaj Serbisë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kush është Fatmir Sheholli, ish-pjesëtari i UDB-së që u arrestua për spiunazh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë