Nazmi Kelmendi është emëruar sot Drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se emërimi i tij është formalizuar me vendim nga Faton Peci, pas nominimit të tij nga Kryesia e VV-së në Mitrovicë.
Ndryshe, Nazmi Kelmendi deri para pak javësh, ishte drejtor komunal në Komunën e Zveçanit, duke i shërbyer në këtë pozitë kryetarit të Komunës nga PDK-ja, Ilir Peci.










