Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Faza finale e gjykimit të madh: Sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

15/09/2025 - 08:00
në Kryesore, Lajme
A A
Faza finale e gjykimit të madh: Sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nis sot dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës – me seli në Hagë të Holandës – do të nis në orën 9:00, ndërkaq për publikun transmetohet me 45 minuta vonesë në faqen zyrtare të gjykatës.

Ky është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit e cila ka paraparë që në gjykatore t’i sjell rreth 11 dëshmitarë.

Më pas, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Bashkë me Thaçin dhe Krasniqin, po gjykohen edhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Avokatët e tyre nuk synojnë të paraqesin dëshmi mbrojtëse.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës. ZPS-ja ka thënë se ata ishin pjesë e “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Në anën tjetër, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Paraqitja e provave të mbrojtjes vjen katër muaj pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi me dëshmitarët e saj dhe e mbylli çështjen. Prokuroria i pati sjell 125 dëshmitarë në sallë dhe është mbështetur në mbi 130 dëshmi ne shkrim.

Mbrojtja e katërshes së UÇK-së i mohon akuzat dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ishte bërë publike vjeshtën e vitit 2020. Prej atëherë, ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023.

Gjyqtarët në Speciale presin që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të paraqesë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij vitI.

JU REKOMANDOJMË

LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë
17/03/2026 - 13:55

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se në kuadër të procesit të riorganizmit të brendshëm dhe në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë, është...

Më shumëDetails

Enis Ujkani i kërkon me përmbarues mbi 700 mijë € nga RTK – ministrja paralajmëron ndërhyrje në drejtësi?

Enis Ujkani i kërkon me përmbarues mbi 700 mijë € nga RTK – ministrja paralajmëron ndërhyrje në drejtësi?
17/03/2026 - 13:24

Donika Gërvalla shfrytëzoi një intervistë te gazetari i preferuar i pushtetit, Blerim Haxhiaj, për t’i çuar mesazh edhe punonjësve të vet në Ministrinë e Drejtësisë. “Do të kthehemi...

Më shumëDetails

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Hajdarit dhe tjerëve në rastin e “Rezervave shtetërore”

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Hajdarit dhe tjerëve në rastin e “Rezervave shtetërore”
17/03/2026 - 13:19

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat e mbrojtjes për kundërshtimin e provave dhe hudhje të aktakuzës, duke konfirmuar kështu aktakuzën në rastin e “Rezervave shtetërore” ku po...

Më shumëDetails

A ka filluar shqyrtimi i dekretit të presidentes Osmani, flasin nga Kushtetuesja

Kushtetuesja s’i shkruan kryeparlamentarit – Gaxherri: Nuk e njeh konstituimin e Kuvendit
17/03/2026 - 13:00

Gjykata Kushtetuese, në fillim të kësaj jave, ka filluar ta shqyrtojë kërkesën e kryeministrit Kurti dhe të grupit parlamentar të LVV-së lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani...

Më shumëDetails

Avdyli i kundërpërgjigjet Gërvalles: Me Vjosa Osmanin themeluam Guxo, ti s’pate guxim ..

Avdyli i kundërpërgjigjet Gërvalles: Me Vjosa Osmanin themeluam Guxo, ti s’pate guxim ..
17/03/2026 - 12:33

Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratës së Donika Gërvallës e cila në cilësinë e baskëkryetares së partisë “Guxo”, foli edhe dorëheqjen e këtij të fundit nga të...

Më shumëDetails

Sveçla e Peci homazhe në Çabër, në nderim të viktimave të trazirave të marsit

Sveçla e Peci homazhe në Çabër, në nderim të viktimave të trazirave të marsit
17/03/2026 - 12:05

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, dhe nënkryetarin Enis Osmani, bënë sot homazhe pranë pllakës përkujtimore në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë