Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FBI ndihmoi Kosovën t’i kapte gjurmët e të dyshuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

09/12/2025 - 16:24
në Kryesore, Lajme
A A
FBI ndihmoi Kosovën t’i kapte gjurmët e të dyshuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI) ka ndihmuar autoritetet e Kosovës në hetimet që çuan drejt kapjes së të dyshuarave për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në nëntorin e vitit 2024.

Në aktakuzën për tre të dyshuarit e sulmit me bombë ndaj kanalit të ujit, të cilin e ka siguruar Paparaci, është përfshirë edhe raporti i FBI-së që ishte kyç në hulumtimin e dheut që u gjet në çizmet e dy të dyshuarve, vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçentijeviç.

FBI-ja në detaje ka krahasuar dheun që u gjet në çizmet e dy të dyshuarve në shtëpitë e tyre në Prevllak të Zubin Potokut.

“Gjendja faktike e përshkruar si në këtë aktakuzë vërtetohet qartazi edhe nga Raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Viçentijeviç në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune, me datë 30.11.2024, së bashku me mostrat referente të dheut të siguruara nga ekspertët e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Byrosë Federale të Hetimeve, të marra në vendin e ngjarjes (fshati Varagë, Zubin Poto si dhe tek shtëpia e tyre në fshatin Prevllak, nga të cilat mostra qartazi vërtetohet se në mes të dheut të marrë nga çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçitijeviç dhe mostrave të dheut të marra nga vendi i ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër Lepenc”, nuk ka dallueshmëri, për sa i përket strukturës, ngjyrës dhe përbërjes së dheut, çka vërteton se të pandehurit kanë kryer aktin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc””, thuhet në aktakuzën e ngritur të martën nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, me pjesëmarrjen dhe asistencën e ekspertëve të FBI-së, janë siguruar prova dhe dëshmi në vendin e ngjarjes. Duke aplikuar teknikat bashkëkohore janë siguruar edhe mostrat referente të dheut të marra nga ekspertët në vendin e ngjarjes, pastaj në oborrin e shtëpisë së të pandehurve, të cilat mostra janë marrë me qëllim të krahasimit me dheun dhe baltën që janë hasur në dy palë çizme të gjetura dhe sekuestruara gjatë kontrolleve, në pronën e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçitijeviç.

Pas ekzaminimit të bërë nga ekspertët e FBI-së, në laboratorin e tyre në SHBA, ka rezultuar që mostrat e dheut të gjetura në çizmet e të pandehurve, janë identik me mostrat e dheut të marrë si mostër referente në vendin e ngjarjes pranë kanalit “Ibër Lepenc”.

Në aktakuzë përshkruhen edhe çizmet që iu gjetën të dyshuarve.

“Çizme, ngjyrë të zezë të përlyera me baltë dhe të lagura me mbishkrim( ë lagura dhe të përlyera, që besohet se ka mundur të lëvizë në zonën e vendit ku ka ndodhur shpërthimi tek kanali i Ibër Lepencit. Vendi i gjetjes në shtëpinë e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçintijeviç në Zubin Potok”, thuhej në raportin e FBI-së”.

“Çizme lëkure, numër 44, ngjyrë kafe të përlyera me baltë dhe të largura. Vendi i gjetjes në shtëpinë e të pandehurve”.

“Një palë çizme ngjyrë të gjelbër ushtarake me numër 45, të përlyera me baltë. Vendi i gjetjes në shtëpinë e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçintijeviç”.

Prokurori i Shtetit më 3 nëntor të vitit 2025, kishte pranuar nga FBI-ja raportin e ekspertimit gjeologjik të mostrave të dheut në çizmet e sekuestruara dhe mostrave të dheut të marra nga tri lokacione në komunën e Zubin Potokut nga vetë ekspertët e FBI-së.

Këta ekspertë të FBI-së kishin dal me rezultatet se dheu i çizmeve nuk dallohet nga dheu i marrë nga vendi i shpërthimit.

“Dheu i nxjerrë nga çizmet e shtëpisë së të pandehurit dhe çizmja e djathtë nga shtëpia e prindërve të të pandehurit, nuk mund të dallohet nga dheu i nxjerrë nga zona pranë kanalit Ibër-Lepenc. Nuk mund të eliminohet si burim i mundshëm i dheut nga çizmet e shtëpisë së të pandehurit dhe çizmja e djathtë nga shtëpi e prindërve të pandehurit”, thuhej në raport.

“Dheu i nxjerrë nga çizmet e shtëpisë së të pandehurit dhe çizmja e djathtë nga shtëpia e prindërve të të pandehurit është i ndryshëm nga zona pranë kanalit. Prandaj, mundësia që dheu i nxjerrë nga çizmet e shtëpisë së të pandehurit dhe çizmja e djathtë nga shtëpia e prindërve të të pandehurit, të kenë origjinën nga zona pranë kanalit “Ibër Lepenc”, eliminohet”, thuhej më tej në raportin e nxjerrë.

“Dheu i nxjerrë nga çizmet e shtëpisë së prindërve të të pandehurit është i ndryshëm nga zona pranë kanalit “Ibër Lepenc””, thuhej më tej.

Duke u mbështetur në raportin e FBI-së, Prokurori i Shtetit erdhi në përfundim se të pandehurit kanë kryer sulmin me eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit.

“Kjo mbështet dyshimet se të pandehurit kanë kryer veprën penale të sulmit me eksploziv në kanalin e Ibër Lepencit. Vërtetohet pa mëdyshje edhe nga fakti se në çizmet e gjetura në shtëpitë e tyre, me mbetje të dheut sikurse ai i kanalit , vërtetohet edhe me faktin se distanca mes këtyre dy lokacioneve është prej 13 kilometrave dhe se të njëjtit pas sulmit që kanë kryer, kanë udhëtuar me mjet transportues ngase në të kundërtën gjatë ecjes në një mot me dëborë, mbetjet e dheut nga kanali, nuk do të gjendeshin në çizmet e tyre, siç është argumentuar edhe me raportin e FBI-së për dy lokacionet e tjera, ku dheu i gjetur në çizmet e tyre nuk përkon me përmbajtjen, ngjyrën dhe miksturën e dheut të njëjtë”, thuhej në aktakuzë.

JU REKOMANDOJMË

Një i vrarë e dy të plagosura rëndë, krejt çfarë dihet deri më tani për rastin në Majac të Podujevës

Një i vrarë e dy të plagosura rëndë, krejt çfarë dihet deri më tani për rastin në Majac të Podujevës
23/03/2026 - 02:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Majac të Podujevë, ku një 45-vjeçar nga Obiliqi dyshohet se është vrarë nga një 31-vjeçare nga...

Më shumëDetails

320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës
23/03/2026 - 02:00

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës, interesimi i të rinjve...

Më shumëDetails

Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat
22/03/2026 - 23:56

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon të realizojë një “parafushatë” nëpër komuna të ndryshme. Kësaj radhe ka vizituar Podujevën. Përgjatë kësaj vizite, ajo qëndron në një çajtore në Podujevë,...

Më shumëDetails

Bashkim Ramosaj, distancohet nga “Lëvizja e Deçanit”: Nuk kane të bëjnë as me komb e as me fe, nuk kanë as din as iman

Bashkim Ramosaj, distancohet nga “Lëvizja e Deçanit”: Nuk kane të bëjnë as me komb e as me fe, nuk kanë as din as iman
22/03/2026 - 23:00

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është distancuar nga “Lëvizja e Deçanit”. Në një video që është shpërndarë në rrjete sociale, Ramosaj në një iftar të organizuar...

Më shumëDetails

Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje
22/03/2026 - 22:06

Podujeva është tronditur pasditen e sotme për një vrasja makabre e një personi dhe plagosja e dy grave. Ilaz Brahimi është vrarë në fshatin Majac nga e dyshuara...

Më shumëDetails

Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)
22/03/2026 - 22:01

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike. Viktima dyshohet se është Ilaz Brahimi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    582 Shpërndaje
    Shpërndaje 233 Tweet 146
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë