Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas deklaratave të tij për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.
Sipas Shalës, Kurti po tregon mungesë totale të etikës politike dhe respektit për ata që kanë kontribuar për vendin.
Ai e ka cilësuar sjelljen e Kurtit si shfaqje të autoritarizmit, narcizmit dhe ekstremizmit ideologjik.
Shala thekson se ky qasje nuk i shërben as demokracisë, as bashkimit të shoqërisë, ndërsa fton Kurtin të reflektojë për rolin dhe përgjegjësinë që ka si udhëheqës.