Kryetari i komunës së Vushtrrisë, njëherësh kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat, Ferit Idrizi, në debatin e sotëm në RTV 21 për zgjedhjet lokale është përballur me kandidatin e LDK-së, Xhafer Tahirin, të cilit ia ka rikujtuar videon e vitit 2021 ku vëllai i këtij të fundit shihej në një video duke numëruar para.
“Nëse je ardh në studio me i la e me i bind njerëzit. Qato parë që u numërojshin, a ja ka kthy dikujt?”, ka vazhduar Idrizi, duke i thënë Xhaferit se e ka mizën mas veshi.
“Kur ti nxjerri unë dosjet ti del prej studios? Këtu e ki mizën mas veshi, ty të dhem qekjo, nuk mundesh me shëru”, ka thënë Idrizi.
Xhafer Tahiri nuk dha asnjë shpjegim për videon e famshme që u bë edhe objekt për prokurorinë.