Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka mbyllur mandatin e parë edhe me një tjetër super projekt, shkollën e re të ndërtuar me buxhetin vetanak të komunës.
“Me këtë super investim me buxhet komunal, shkollën e re ‘Mustafë Venhari’, po përmbyllim mandatin, duke sjellë një kapitull të ri në arsim për Vushtrrinë. 🏫” – shkruan Idrizi.
Ai ka bërë të ditur se gjatë katër viteve përveç shkollës së re, janë ndërtuar edhe dy çerdhe të reja.
“Gjatë këtyre katër viteve, përveç shkollës së re, janë ndërtuar edhe dy çerdhe të reja, duke treguar se përkushtimi ynë ndaj edukimit është i palëkundur. 📚” – theksoi ai.
Idrizi tha se do të vazhdojnë të investojnë në arsim edhe në mandatin e dytë.
“Do të vazhdojmë të investojmë në arsim edhe në mandatin e dytë, si shtyllë e programit tonë dhe për një të ardhme më të ndritur të fëmijëve tanë.” – përfundoi Idrizi.
Postimi i plotë:
Me këtë super investim me buxhet komunal, shkollën e re ‘Mustafë Venhari’, po përmbyllim mandatin, duke sjellë një kapitull të ri në arsim për Vushtrrinë. 🏫
Gjatë këtyre katër viteve, përveç shkollës së re, janë ndërtuar edhe dy çerdhe të reja, duke treguar se përkushtimi ynë ndaj edukimit është i palëkundur. 📚
Do të vazhdojmë të investojmë në arsim edhe në mandatin e dytë, si shtyllë e programit tonë dhe për një të ardhme më të ndritur të fëmijëve tanë.