Pas raportimit të Veriu.info për një kërcënim që mori nga kandidati i LVV për kryetar komune, Sylejman Meholli, ka reaguar kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka treguar se ka dhënë dëshmi në stacionin policor në Prishtinë për kërcënim nga kundër-kandidati pas një debati televiziv.
Syleman Meholli kërcënon Ferit Idrizin, policia në vendngjarje (Foto)
Idrizi thotë se dëshminë e ka dhënë bashkë me dëshmitarë të tjerë, me ç’rast e ka dënuar këtë akt.
Postimi i Ferit Idrizi:
Mirëmbrëma qytetarë të Vushtrrisë, miq dhe përkrahës.
Pas debatit të sotëm në RTV Dukagjini me Jeta Xharrën, kam qenë objekt i një kërcënimi nga kandidati tjetër.
Bashkë me dëshmitarët tjerë, sapo kemi dhënë dëshminë në stacionin e policisë në Prishtinë. Rasti është në trajtim nga institucionet përkatëse.
E dënoj këtë akt dhe ju kërkoj ndjesë për shqetësimin. Gara për Vushtrrinë duhet të mbetet garë idesh dhe projektesh, jo kërcënimesh.
Unë do të vazhdoj të përfaqësoj secilin qytetar me përgjegjësi dhe dinjitet.
Faleminderit nga zemra për secilën thirrje dhe mesazh!














