Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Izet Miftari, si dhe me dy artistët e këngës, Shaban Krasniqi dhe Fazli Rashica, kanë marrë pjesë në 20-vjetorin e Festivalit të Poezisë dhe Krijimtarisë së Muzikës Shqipe në Suedi, raporton Veriu.Info.
Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore me bashkatdhetarët tanë, u lexuan poezi dhe u interpretuan këngë të muzikës klasike nga këngëtarë shqiptarë dhe suedezë.
Postimi i plotë:
Me ftesë të Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Izet Miftari, si dhe dy artistët e këngës, Shaban Krasniqi dhe Fazli Rashica, morëm pjesë në 20-vjetorin e Festivalit të Poezisë dhe Krijimtarisë së Muzikës Shqipe në Suedi.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore me bashkatdhetarët tanë, u lexuan poezi dhe u interpretuan këngë të muzikës klasike të këngëtarëve shqiptarë dhe suedezë.
Festivali u përmbyll me promovimin e dy librave, në një mbrëmje muzikore ku performuan këngëtarë nga diaspora, Vushtrria dhe trojet shqiptare.
Faleminderit bashkatdhetarëve për organizimin e këtij festivali që kultivon dhe ruan vlerat tona kulturore!🇸🇪🇽🇰