
Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga PDK, Ferit Idrizi, ka prezantuar projektin madhor të stacionit të autobusëve, një projekt modern e kërkesë e banorëve.
Ai ka thënë se janë zotuar që në programin qeverisës në mandatin e dytë do të bëhet me stacion të autobusëve.
“Ashtu siç edhe jemi zotuar në programin tonë qeverisës për mandatin e dytë, Vushtrria do të bëhet me Stacion modern të Autobusëve, kërkesë e kamotshme e banorëve të qytetit tonë. 🚏🚌” – tha Idrizi.
Idrizi tha se është i lumtur që po e bën publik këtë projekt madhor.
“Jam i lumtur që sot para jush po e bëj publik projektin madhor, derisa, pas 12 tetorit do ta bëjmë realitet.” – shkruan ai.
Ai tha se mandati i dytë do të jetë mandat i punëve të mëdha, e stacioni është veç njëri prej këtyre punëve.
“Mandati jonë i dytë do të jetë mandat i punëve të mëdha, e stacioni është veç njëri prej këtyre punëve.🤝🏻🚍” – përfundon Idrizi.