Kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale, duke siguruar mandatin e tij të dytë në krye të komunës.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Idrizi falënderoi të gjithë ata që besuan në vizionin e tij dhe e mbështetën gjatë fushatës, duke e cilësuar procesin si “të jashtëzakonshëm dhe demokratik”.
“Fitorja e sotshme është e gjitha meritë e secilit prej jush që ka besuar fuqishëm nga dita e parë në vizionin tonë, duke na nderuar me mandatin tonë të dytë,” – ka shkruar ai.
Idrizi tha se do të vazhdojë të jetë kryetari i të gjithë qytetarëve, pa dallim, duke paralajmëruar projekte të mëdha për mandatin e ardhshëm.
Në fund, ai ftoi qytetarët që të bashkohen në festë:
“Shihemi sonte nga ora 21:00 në sheshin ‘Adem Jashari’, ta festojmë bashkë këtë fitore tonën.”














