Kryetari i komunës së Vushtrrisë, njëherësh kandidat i PDK-së edhe për një mandat, Ferit Idrizi, ka thënë se do të ndërtojnë stadiumin “Musa Abazi”.
Ai ka thënë se këtë do ta bëjnë realitet në mandatin e radhës, duke bërë që Vushtrria të përjetojë edhe njëherë emocionet e mëdha të turnirit në futboll të vogël.
“Stadionin “Musa Abazi” do ta bëjmë realitet.
Bashkë me të, së shpejti, Vushtrria jonë do të përjetojë edhe njëherë emocionet e mëdha të turnirit në futboll të vogël, që do ta rikthejmë në stadionin e ri e modern.” – ka shkruar Idrizi.
Idrizi përmes një video në rrjetin social Facebook ka prezantuar planin e tij për këtë stadium.
“Për Vushtrrinë tonë, për historinë e qytetit, për sportin!” – ka thënë kandidati Idrizi.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/v/1663PiwuXL/?mibextid=wwXIfr