
Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka takuar sot fermerët e kësaj komune.
Idrizi ka thënë se ata janë pasuria më e madhe e Vushtrrisë, pasi me punën e tyre ushqejnë familjet e kësaj komune si dhe gjeneroinë zhvillim.
“Fermerët janë pasuria më e madhe e Vushtrrisë. Me punën e tyre të palodhur ata ushqejnë familjet tona, gjenerojnë zhvillim dhe i japin jetë ekonomisë sonë lokale.” – shkruan Idrizi.
Ai njoftoi se në mandatin e ardhshëm do t’i mbështesin edhe më fuqishëm duke rritur subvencionet për ta.
“Sot pata kënaqësinë t’i takoj dhe t’ua rikonfirmoj se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë t’i mbështesim edhe më fuqishëm përmes subvencioneve:
– Nga 0.5 cent në 0.8 cent për litër qumështi 🥛
– Nga 5 euro në 8 euro për koshere të bletëve 🐝
– Nga 5 euro në 8 euro për kokë dele dhe dhi 🐑
– 50% vazhdon sistemi i ujitjes së tokave bujqësore 💧
– Subvencionimi i bimëve aromatike 🌿
– Subvencionimi i plehrave 🌱
– Subvencionimi i serave 0.5 dhe 1 ari 🫑🍅
– Makineri bujqësore 🚜” – tha ai.
“Gjatë këtij mandati, për të lehtësuar punën e fermerëve kemi filluar hapjen dhe shtrimin e rrugëve të arave, ndërsa në mandatin e ardhshëm do t’i përfundojmë të gjitha.✅” – përfundon Idrizi.
Postimi i plotë: Fermerët janë pasuria më e madhe e Vushtrrisë. Me punën e tyre të palodhur ata ushqejnë familjet tona, gjenerojnë zhvillim dhe i japin jetë ekonomisë sonë lokale.
Sot pata kënaqësinë t’i takoj dhe t’ua rikonfirmoj se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë t’i mbështesim edhe më fuqishëm përmes subvencioneve:
– Nga 0.5 cent në 0.8 cent për litër qumështi 🥛
– Nga 5 euro në 8 euro për koshere të bletëve 🐝
– Nga 5 euro në 8 euro për kokë dele dhe dhi 🐑
– 50% vazhdon sistemi i ujitjes së tokave bujqësore 💧
– Subvencionimi i bimëve aromatike 🌿
– Subvencionimi i plehrave 🌱
– Subvencionimi i serave 0.5 dhe 1 ari 🫑🍅
– Makineri bujqësore 🚜
Gjatë këtij mandati, për të lehtësuar punën e fermerëve kemi filluar hapjen dhe shtrimin e rrugëve të arave, ndërsa në mandatin e ardhshëm do t’i përfundojmë të gjitha.✅
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve