
Kandiddati i PDK-së vizitioi sot Qendrën Rinore “Hareja”, ku i priti drejtori Bajrush Kosumi, me të cilin kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer ndër vite.
“Në bashkëpunim me këtë qendër dhe me DVV International, kemi hapur Qendrën për Arsimimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve në Vushtrri, e cila ofron mundësi të reja për arsimim formal dhe joformal për të rinjtë dhe të rriturit.”, shkroi Idrizi.
Ai potencoi se kjo është një hapësirë ku nxisim zhvillimin, kreativitetin dhe aftësimin e gjeneratave të reja, sepse investimi më i mirë është ai në arsim dhe rini.
Idrizi premtoi se arsimi dhe rinia do të jenë prioritet i tyre edhe në mandatin e ri.