Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se ka vazhduar me zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”, i cili kishte nisur më 15 maj 2025, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.
Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 21 gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave dhe janë konfiskuar 18 motoçikleta për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të tjera të rregullave të trafikut.
Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa qytetarët inkurajohen të raportojnë shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.