Rreth një muaj para se të hyjnë zyrtarisht në fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku Faton Peci është kandidat për kryetar të Mitrovicës, ai i ka shpeshtuar postimet për vizita në Mitrovicë, për dallim nga vitet e kaluara ku kryesisht kanë dominuar postimet për vizita në tjera qytete.
Ministri në detyrë i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Faton Xhafa në Mitrovicë, për të cilin ka thënë se është shembull i familjeve kosovare që me përkushtim dhe punë të palodhshme, arrijnë suksesin.
Në postimin për këtë vizitë, Peci ka përmendur vet mbështetjen që Ministria e Bujqësisë i ka dhënë fermerit Xhafa në dy vitet e fundit, duke shmangur faktin se kjo fermë ishte ndërtuar në vitin 2019 nga Ministria e Bujqësisë.
Veriu.info ka gjetur se ferma e fermerit Faton Xhafa në Bare të Mitrovicës është ndërtuar në vitin 2019, nga një grant i përfituar nga ai në Ministrinë e Bujqësisë në vitin 2018, kohë kur kishte nisur ndërtimi i kësaj ferme.
Në vitin 2019 asokohe zv. Ministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi kishte vizituar fermerin Faton Xhafa, duke e përgëzuar për fermën e ndërtuar me bashkëfinancim, ku 70% e vlerës investive është mbuluar nga Ministria e Bujqësisë.
Veriu.info ka siguruar pamje të nisjes së ndërtimit të kësaj ferme në vitin 2018, të cilat mund t’i shihni më poshtë.
Pra, Ministri në detyrë, Faton Peci nuk e përmend në postim që përkrahja e Ministrisë së Bujqësisë në dy vitet e fundit, është vetëm vazhdim i përkrahjes për zgjerimin fermës të ndërtuar në vitin 2019, kohë kur ministria drejtohej nga parti tjetër./Veriu.info