Reperi i njohur Fero ka ndarë një mesazh me ndjekësit, duke folur hapur për sfidat që e kanë shoqëruar gjatë vitit të fundit.
Ai ka pranuar se mbingarkesa, moskujdesi ndaj vetes dhe sidomos betejat e gjata e të komplikuara ligjore në jetën e tij personale – të cilat shpesh kanë pushtuar edhe mediat – e kanë penguar të publikonte ritmikisht muzikën që kishte gati. Megjithatë, ai thekson se pavarësisht situatave, nuk ka ndaluar së krijuari asnjë ditë.
Tashmë, për të lënë pas të shkuarën dhe për të shpërblyer durimin e fansave, Fero ka zbuluar planin e ri muzikor: ai do të nisë të publikojë nga një këngë çdo dy javë.
Reperi premtoi se ky është vetëm fillimi i asaj që ka përgatitur për këtë vit, duke i falënderuar të gjithë mbështetësit për dashurinë dhe besnikërinë e treguar.













