Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fero në këngen e re implikon familjen e Presidentes në dramën e tij jetësore: “Motra jote o arsyeja që mu çika m’iki”

19/04/2025 - 02:07
në ShowBiz
A A
Fero në këngen e re implikon familjen e Presidentes në dramën e tij jetësore: “Motra jote o arsyeja që mu çika m’iki”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Rep artisti Feronit Shabani, i njohur si “Fero”, i është rikthyer sërish muzikës, pas një shkëputje dyvjeçare. “A pe sheh” mban titullin kënga e tij e re e lansuar të mërkurën, ku ai flet për ish-partneren, Arbenita Ismajlin dhe vajzën e tij.

Në disa pjesë të tekstit të këngës, Fero fajëson avokaten e ish-gruas së tij, Arbenitës, Blinera  Osmanin, në procesin për kujdestarinë e vajzës, për të cilën thotë që nuk e ka parë qe tetë muaj, ani pse reperi s’e përmend me emër atë.

“Motra jote o arsya qe mu qika m’iki
Kom menu qe nuk e don padrejtesinë ti
Po te shpija jote padrejtesinë e ki ti“, thotë Fero në një pjesë të tesktit të këngës.

Ndërsa ndaj ish-gruas, Arbenitës përdorë një gjuhë të papërshtatshme dhe e ofendon rëndë.

Mes tjerash në tekstin e këngës, Fero thotë se ka dy vjet që i bëhet padrejtësia në raport me vajzën e tij.

Akuzat e Feros në drejtim të ish-gruas së tij, Arbenitës dhe avokates së saj, Blinera Osmanit kanë qenë të vazhdueshme. Për “padrejtësinë” që sipas tij po i bëhet, ai shpesh e ka quajtur avokaten osmani “mashtruese”.

Para dy ditësh, më 15 prill, avokatja Blinera Osmani kishte pranuar se është avokate e Arbenita Ismajlit në procesin për kujdestarinë e vajzës.

Ajo kishte thënë në T7 se ka zgjedhur të mos deklarohej për këtë çështje që të mos bëhej instrument për të tërhequr vëmendjen, dhe se informatat për rastet e tilla s’duhet ndarë me publikun pasi siç tha ajo janë tema të ndjeshme.

“Po e them tash që nuk dua që të jem pjesë e lojërave të ndryshme për vëmendje apo klikime, kështu që nuk dua të deklarohem sepse ndoshta edhe nuk meriton një reagim. Unë jam avokate, përfaqësuese ligjore e Arbenitës në çështjet e kujdestarisë dhe çështjet e tjera që ajo i ka“.

“Unë s’kam dhënë ndonjë deklaratë për këtë çështje se s’dua të jem instrument për të tërhequr vëmendje, apo për të zënë vend nëpër media, dhe për faktin se rastet familjare siç është ky janë në shqyrtime gjyqësore të mbyllura për publikun dhe informatat që janë pjesë e shqyrtimit gjyqësor s’duhet të ndahen me publikun se përbëjnë tema të ndjeshme, siç kemi të bëjmë me rastin e të të miturve“, kishte deklaruar avokatja e ish-gruas së Feros, Arbenitës.

Akuzat për “mashtrim”, nga Fero drejtuar saj, avokatja Osmani kishte thënë se një gjë e tillë nuk qëndron, pasi nuk është avokati ai që vendos të realizojë kontakt mes fëmijëve dhe prindërve, por vetëm për të mbrojtur në Gjykatë interesat e palëve përkatëse.

“Një gjë po e them, avokatët nuk marrin vendime për kujdestarinë, e as nuk realizojnë kontakt të fëmijëve me prindërit. Kështu që nuk ka mundësi të bëhet “mashtrues” sepse për këtë punë vendos vetëm Gjykata dhe organet e kujdestarisë, avokatët nuk kanë kompetencë për këtë çështje. Ne mbrojmë interesat e palëve tona në Gjykatë. Ndaj s’jam deklaruar se është e palogjikshme“, tha ajo, ndërsa shtoi se nuk i merr seriozisht deklaratat e Feros në rrjete sociale.

Krahas avokates, Fero kishte akuzuar edhe Gjykatën Themelore në Gjilan se “është në gjumë të thellë” sa i përket rastit të vajzës së tij.

JU REKOMANDOJMË

“Botë e errët”– Zvicra e shqetësuar nga artistët që performojnë ilegalisht dhe rasti i këngëtares shqiptare
ShowBiz

“Botë e errët”– Zvicra e shqetësuar nga artistët që performojnë ilegalisht dhe rasti i këngëtares shqiptare

10/11/2025 - 18:25
Luana s’i lënë vend imagjinatës me dy fotot e fundit
ShowBiz

Luana tregon ndryshimin që ka bërë teksa ekspozon gjoksin

10/11/2025 - 11:40
Lela i ‘lë pa frymë’ fansat me paraqitjen e fundit
ShowBiz

Lela i ‘lë pa frymë’ fansat me paraqitjen e fundit

10/11/2025 - 11:40
Zbulohet opinionisti i parë i edicionit të dytë të BBVK-së
ShowBiz

Më 17 nëntor nis Big Brother VIP Kosova

10/11/2025 - 11:35
Dita e zgjedhjeve, Arta Bajrami voton dhe ka një pyetje për ndjekësit
ShowBiz

Dita e zgjedhjeve, Arta Bajrami voton dhe ka një pyetje për ndjekësit

09/11/2025 - 18:17
Para se të zgjidhej kryetar i New Yorkut, Zohran Mamdani merrej me muzikë, ai kishte publikuar një këngë rep dedikuar gjyshes së tij
ShowBiz

Para se të zgjidhej kryetar i New Yorkut, Zohran Mamdani merrej me muzikë, ai kishte publikuar një këngë rep dedikuar gjyshes së tij

08/11/2025 - 12:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A do ta votojë Konjufcën për kryeministër? flet Nait Hasani

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Për shkak të debatit me Sadri Ramabajën, momenti kur Visar Ymeri largohet nga studio e “Debat Plus

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Ky është numëri i votave që siguroi Rama përballë Çekut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sa vota patën Rama dhe Çeku në rundin e parë, e sa në balotazh?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Prokurori Peci për Veriu.info: Numërimi është ndërprerë përkohësisht në Mitrovicë, deri në arritjen e ekspertëve të KQZ-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë