Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Feros i ngrihen tri aktakuza

02/07/2025 - 18:02
në Lajme, ShowBiz
A A
Fero ndërron profesion, ja cila është puna e tij e ardhshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Reperi Feronit Shabani i njohur me emrin artistik ‘Fero’ është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për kryerjen e tri veprave penale. Fero akuzohet për dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit gjilanas për dhunën, ngacmimin dhe kanosjen e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Nga muaji qershor e deri në tetor të vitit 2024, Fero dyshohet se me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme ka shkaktuar dhunë psikologjike ndaj Arbenitës.

Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar Paparaci, Fero e ka ofenduar në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëshorten e tij.

“Me kon je tu fol…qoma shpejt… për çka i ke ly buzt”, duke e shqetësuar me thirrje telefonike në kohë të ndryshme kohore ashtu edhe me rastin e takimit me të dëmtuarën për ta marrë apo dorëzuar fëmiun në qendrën për punë sociale në Gjilna, me ç’rast i pandehuri me veprimet e tija pos që ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës ka shkaktuar dhembje, frike dhe shqetësim të madh emocional tek e dëmtuara”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Përpos dhunës në familje, Fero dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të ngacmimit ndaj modeles Ismaili.

Ai thuhet se në mënyrë të vazhdueshme vazhdueshme e ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike.

Fero thuhet se e ka puthur kundër vullnetetit të saj ish-bashkëshorten, duke iu drejtuar me fjalët se “ti je gruja jeme unë kam të drejt me flejt me ty”

“ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem.. unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt mem than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

E gjithë lidhja bashkëshortore mes Feros e Arbenitës kishte “eskaluar” në shtator të vitit 2024.

Sipas Prokurorisë, Fero e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me fjalët “ki me ma ni zonin… të vraj, e ta nxjerri shpirtin”.

“I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, ashtu që përmes rrjetit social WhatsApp, fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët se “ke me ma ni krismën.. të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit…fëlqitë nga vendi t’i thej…”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Në aktakuzën e ngritur në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria ka propozuar që i pandehuri të dënohet sipas ligjit, meqë rast ka paraqitur edhe provat e nevojshme për ta vërtetuar aktakuzën.

Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar edhe mbrojtjësja e të dyshuarit, avokatja e Bedri Shabani.

Avokatja Shabani tha të mërkurën se nuk mund të japë informacione meqë rasti ndërlidhet me “çështje familjare”.

Fero ishte arrestuar më 11 korrik të vitit 2023 për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Së fundmi, pas rreth dy vitesh pauze nga muzika, Fero është rikthyer sërish profesionit të vjetër. Dy muaj më parë, ai publikoi projektin e tij të parë pas dy vitesh.

JU REKOMANDOJMË

Mediat iraniane ndajnë imazhin e cisternës së naftës në flakë në Ngushticën e Hormuzit

Mediat iraniane ndajnë imazhin e cisternës së naftës në flakë në Ngushticën e Hormuzit
07/03/2026 - 12:45

Mediat iraniane kanë shpërndarë këtë imazh të një anijeje që po digjet në Ngushticën e Hormuzit. Kjo vjen pas një deklarate të mëparshme nga Korpusi i Gardës Revolucionare...

Më shumëDetails

Deputeti i LVV-së: Osmani ka kryer një nga aktet më të rënda të shkeljes kushtetuese në gjithë historinë kushtetuese të Republikës së Kosovës!

Deputeti i LVV-së: Osmani ka kryer një nga aktet më të rënda të shkeljes kushtetuese në gjithë historinë kushtetuese të Republikës së Kosovës!
07/03/2026 - 12:28

Deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, ka reaguar ndaj vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke e cilësuar atë si “një nga aktet më të rënda...

Më shumëDetails

“Nuk ka pasur marrëveshje për mandat të dytë” – E konfirmon “pahiri” deputetja e VV-së që nuk e kanë pasur plan ta nominojnë përsëri Osmanin

“Nuk ka pasur marrëveshje për mandat të dytë” – E konfirmon “pahiri” deputetja e VV-së që nuk e kanë pasur plan ta nominojnë përsëri Osmanin
07/03/2026 - 12:19

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se në marrëveshjen politike të vitit 2021 nuk ka ekzistuar ndonjë zotim që Vjosa Osmani të mbështetet automatikisht edhe për...

Më shumëDetails

Ish-diplomati shqiptar thotë Kurti s’arriti ta tejkalojë xhelozinë për Vjosa Osmanin prandaj s’e bëri prapë presidente

Ish-diplomati shqiptar thotë Kurti s’arriti ta tejkalojë xhelozinë për Vjosa Osmanin prandaj s’e bëri prapë presidente
07/03/2026 - 12:08

Ish-aktivisti i çështjes së Kosovës gjatë viteve 90-ta, Mal Berisha, i cili kishte vepruar në kuadër të Ligës qytetare Shqiptaro-Amerikane AACL dhe Vatras në New York, në një...

Më shumëDetails

Tre dekada jetë dhe ende e virgjër, këngëtarja shqiptare feston 30-vjetorin

Tre dekada jetë dhe ende e virgjër, këngëtarja shqiptare feston 30-vjetorin
07/03/2026 - 11:59

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Enisa ka festuar 30-vjetorin e lindjes në një mënyrë mjaft personale, duke ndarë me ndjekësit një moment të sinqertë përmes një videoje në rrjetin social TikTok....

Më shumëDetails

“X” i Adriatik zbarkon në Kosovë për debutimin e tij në Prishtinë

“X” i Adriatik zbarkon në Kosovë për debutimin e tij në Prishtinë
07/03/2026 - 11:57

Pas organizimeve të suksesshme në rajon dhe eventeve që kanë vendosur standard të ri për produksionin dhe përmasën e skenës elektronike, Sono ka konfirmuar zyrtarisht eventin e radhës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    239 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Hekuran Murati tregon datën e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Nuk mbledh mend “Aurora Group”: pas uzurpimit të parkingut publik, komuna ia gjen vendpunishten të mbushur me mbeturina si në “Kandahar”

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kurti e bën me dije që i ka numrat e Hamzës dhe Abdixhikut: Komunikojmë në telefon, pa asistentë…

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Albin Kurti bën një veprim të qëlluar në Prekaz, nuk përdorë homazhet për deklarim politike

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë