FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re të Kombëtareve për muajin mars.
Kombëtarja e Kosovës nuk ka lëvizur nga pozita e 107-të, të cilën e mbante edhe në ranglistën e kaluar.
Dardanët i kanë 1186 pikë, ndërsa vijnë nga barazimet me Izraelin e Andorrën në kualifikimet e Euro 2024 , shkruan Gazeta Express.
Kurse, Kombëtarja shqiptare ka pësuar rënie në renditje pas humbjes nga Polonia.
Tash Kuqezinjtë e shohin veten në pozitën e 68-të












