Për të gjithë ata që nuk kanë arrit me e pa filmin Zgjoi i cili po zhurmon anë e kënd botës duke shtjelluar një ngjarje të vertetë të Kosovës, ju njoftojmë që ky film do të shfaqet me 19 Janar në Mitrovicë në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” nga ora 19:00.
Ky film së fundmi ka marrë vëmendje shumë të madhe nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare duke fituar shumë çmime, njëherit është në listen e ngushtë për të kandiduar për çmimin OSCAR.
Ndër të tjera për filmin Zgjoi kanë folur edhe aktor të famshëm të cilët e ranguan shumë lartë këtë film.
Filmi nën regji të Blerta Bashollit, që po na bën krenar, zhurmon për gratë e Krushës, heroinat që i mbijetuan luftës e pas luftës, i mbijetuan mendësisë e normave shtypëse të kësaj shoqërie. Triumfuan mbi çdo gjë, e në gjithçka.